• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brexit ndan më dysh Britaninë, Skocia e Irlanda e Veriut kërkojnë referendum për Pavarësi

by A R
24/06/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk ka sjellë tronditje vetëm në union, por edhe në vet Mbretërinë e Bashkuar ku kanë nisur të ndihen efektet e rënda politike dhe ekonomike. Stërlina është në ditën e saj më të keqe historike por ky nuk është shqetësimi i vetëm tashmë në Britani. Pasojat politike mund të jenë të pariparueshme për këtë vend, deri atë masë sa ndoshta nuk ishin parashikuar nga mbështetësit e Brexit.

Anglia dhe Uellsi votuan pro daljes nga BE, por nuk ishin në të njëjtin qëndrim populli i Irlandës së Veriut dhe i Skocisë. Në këto dy vende qytetarët votuan në shumicë pro qëndrimit në BE. Krerët politik të këtyre vendeve reaguan menjëherë pas publikimit të rezultateve. Kryeministrja skoceze deklaroi se populli i saj është shprehur qartësisht pro qëndrimit në BE.

 “Populli skocez e ka bërë të qartë se të ardhmen e vet e sheh në BE”, tha Nicola Sturgeon. Por politikanë të niveleve të tjera në Skoci kanë nisur tashmë lëvizjet për një referendum të ri në Skoci, për të kërkuar Pavarësinë nga Britania e Madhe. Por ndryshe nga dy vite më parë, kur skocezët votuan në referendum kundër shkëputjes nga Britania, tashmë raporti është përmbysur dhe skocezët kërkojnë pavarësi për t’u bërë pjesë e BE-së.

Ndërkohë në irlandën e Veriut situata ëhstë edhe më e nxehtë. Atje kanë nisur lëvizjet për një tjetër referendum, dhe këtë herë do të kërkohet bashkimi i dy Irlandave.

“Me daljen e Britanisë nga BE, Irlanda duhet të votojë për ribashkimin e tyre,” tha lideri historik i partisë irlandeze  nacionaliste Sinn Fein i IRA./a.m.

Next Post

Bisedë telefonike Obama-Cameron pas vendimit britanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In