Kreu i diplomacisë amerikane, John Kerry u kërkoi sot udhëheqësve evropianë të mos e humbnin toruan dhe të mbronin vlerat dhe interesat që bashkojnë, ndërsa unioni është në fazë negociatash për daljen e britanikëve nga Bashkimi Evropian.
“Është mjaft e rëndësishme të jemi të vëmendshëm në këtë periudhë tranzicioni, në mënyrë që askush të mos humbë toruan duke vepruar në mënyrë të pakujdesur, por duke analizuar mundësitë sesi do të ruajmë interesat dhe vlerat që na bënë bashkë prej fillimit”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Bruksel./a.m.