• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

by A R
23/06/2026 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Referendumi i 23 qershorit 2016, në Mbretërinë e Bashkuar, mbush një dekadë dhe, në 10 vite krizash politike, pasigurie ekonomike dhe ndryshimesh në Downing Street, britanikët që ndryshuan kurs vijojnë të përballen me pasojat e Brexit.

Dhjetë vite më parë, Britania u zgjua me një vendim që askush, ndoshta edhe ata që e kishin dashur, nuk e prisnin. Brexit fitoi me 51.89%, një nga vendimet më të debatueshme në historinë moderne të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo që për ata që e mbështetën ishte një rikthim i sovranitetit kombëtar, u pasua me trazira politike, ndryshime të njëpasnjëshme në qeverisje, por edhe me një klimë pasigurie.

Nga David Cameron, i cili dha dorëheqjen pas votimit të vitit 2016, te Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak dhe i fundit, laburisti Keir Starmer, Downing Street, sipas shumë analistëve dhe opinionistëve, është kthyer në pasqyrë të paqëndrueshmërisë politike që shoqëroi epokën e Brexit.

Por edhe ekonomia la gjurmët e saj në Britani pas Brexit. Mungesa e fuqisë punëtore në shumë sektorë të rëndësishëm, rritja e kostos së jetesës dhe ngadalësimi i investimeve, teksa debati për përfitimet dhe kostot e ndarjes nga Bashkimi Evropian mbetet ende i hapur.

Dhjetë vjet më pas, Brexit vijon të ndajë opinionin publik britanik; për disa është një fitore e pavarësisë kombëtare, ndërsa për të tjerë fillimi i një periudhe pasigurie, pasojat e së cilës vazhdojnë të ndihen edhe sot.

Dhe sot, një dekadë më vonë, në Britani, ku u votua për të dalë nga BE-ja, debati mbetet i hapur: fitoi apo humbi Mbretëria e Bashkuar?

Next Post
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

Ambasadori amerikan Wendt ndez nesër “motorin diplomatik” në Tiranë, ja cilin zyrtar të Qeverisë shqiptare do takojë të parin dhe prioritetet!

September 29, 2026
Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

September 29, 2026
Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

September 29, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com