• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Breshëri kallashnikovi zyrës së PS në Sukth, nuk ka të lënduar

by Aalison Pearse Stevens
04/06/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Breshëri plumbash mbi zyrën elektorale të Partisë Socialiste në Sukth të Durrësit. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mbi ambientet e saj mbi 15 plumba blindëshpues. Zyra që shërbente për stafin e Partisë Socialiste të zonës ndodhej në një lokal, në pronësi të Rrapo Osmanit, koordinator i PS-së për këtë zonë.
Burime nga Policia e Durrësit thanë se, pas marrjes së informacionit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke marrë në pyetje pronarin dhe duke shoqëruar disa persona të dyshuar për sulmin me armë ose dëshmitarë të saj.

Sulmi me kallashnikov me plumba blindëshpues mësohet se është bërë në orën 01:00 të mëngjesit të datës 2 qershor.

Rrapo Osmani, 42 vjeç, baba i 4 fëmijëve, e përjashton plotësisht dyshimin se bëhet fjalë për një ngjarje për konflikte personale. Ai e lidh këtë ngjarje me detyrën e re që pritet të marrë, si administrator i zonës së Sukthit, i votuar nga Asambleja e Partisë Socialiste.

“Ky ambient ka shërbyer si zyrë elektorale edhe në kohën e PD-së. Nuk kemi pasur sulme dhe nuk kam pasur asnjë presion prej tyre.

Fatmirësisht nuk kam as konkurrencë brenda partisë. T’i lëmë kohë policisë të vërë para përgjegjësisë autorët e të zbardhë ngjarjen”, tha Osmani, në një prononcim për mediat raporton Panorama.

Policia ka numëruar shenjat e lëna nga plumbat, pasi autorët mësohet se pas sulmit kanë mbledhur nga vendngjarja gëzhojat e kallashnikovit, që këtë radhë dyshohet se ka qenë blindëshpues./a.m.

Next Post

Reforma në Drejtësi / Si kërkon t'i retushojë opozita konkluzionet e 'Venecias'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In