• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Breshëri kallashnikovi drejt banesës së bashkëfshatarit, prangoset i riu

by A R
08/08/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Mirditës parandalon një  ngjarje kriminale.

Kanos me armë zjarri automatik një shtetas, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar. I sekuestrohet arma  e zjarrit automatik dhe 48 fishekë .

Më datë 06.08.2017, në orët e vona të darkës,  është marrë njoftim te Salla e Komandimit Mirditë , se te banesa e  shtetasit L.M. 24 vjeç , në fshatin  Shtuf , në Kaçinar – Mirditë , një shtetas po qëllon me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore , ku kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes e kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore të kryera,  ka rezultuar se shtetasi  Vitor Gjoka  30 vjeç , banues në fshatin Shtuf, në Kaçinar – Mirditë , pas një konflikti verbal e më pas fizik , për motive të dobëta me shtetasin L.M. , ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së këtij të fundit , dhe më pas është larguar duke u fshehur.

Në vijim të një pune  policore të bazuar në  informata të marra në rrugë policore për lokalizimin e autorit , si dhe një operacioni të mirëorganizuar krehje zone , me datë 07.08.2017,  bë i mundur kapja në flagrancë e  shtetasit Vitor Gjoka, së bashku me armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ka qëlluar.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë  zjarri automatik, një krehër dhe 48 fishekë.

Shtetasi Vitor Gjoka , u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 te Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./a.m.

 

Next Post
Lista/ Kuvendi i ri numrin më të lartë të deputeteve gra që nga viti 1992

Parlamenti ku bashkohen brezi i komunizmit me atë të demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com