Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha sot në një konferencë për mediat se po kërkohen zgjidhje definitive për mungesën e baranve të Onkologjiku.
Ajo theksoi se Brenda këtij viti do të vijë brakiterapia si dhe PET CT Scan-i.
“Duhen zgjidhur në mënyrë definitive mungesat që janë herë pas here, nuk do mjaftojmë vetëm me zgjidhet akute. Abirateroni tashmë ka ardhur, me formulim të ndryshëm, por me të njëjtën cilësi. Ne kemi punuar për protokolle shumë të mira, që linjat e trajtimit të jenë të standardizuara, në bazë të standardeve europiane, që të ketë furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Për të bërë më mirë planifikimin e barnave, jo vetëm Onkologjike, përtej Onkologjikut. Ajo që unë dua t’ju siguroj është që kjo është marrë me shumë seriozitet, jo vetëm për të zgjidhur situata akute, por për të gjetur zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. Brakiterapia do të vijë brenda këtij viti, ashtu siç e kam thënë. Do kemi një aparaturë moderne brenda fundit të vitit. Sa i takon PET CT Scan-it do vijë brenda këtij viti. Trajnimi duhet t’i paraprihet ardhjes së pajisjes. Po finalizojmë marrëveshjen për të trajnuar mjekët që do raportojnë PET CT Scan-in. Edhe skaneri që kemi siguron një farë diagnoze, nuk mbeten pa diagnozë fare”, tha ministrja.











