Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, inspektuam punimet në rrugën “Rinia” dhe degëzimet e saj me rrugët “Eqerem Halili” dhe “Abdyl Graceni”.
Në fjalën e tij, Balla tha se këto janë rrugët e fundit të lagjës “Qemal Stafa” të cilat kishin nevojë për rikonstruksion dhe përfundimi i tyre me të gjithë degëzimet dhe sheshet e pallateve i jep fund një herë e mirë rregullimit të infrastrukturës të kësaj zonë.
Sipas Ballës, punimet po bëhen me cilësi të lartë dhe brenda standardeve.
“Punimet po bëhen me një cilësi shumë të lartë, sipas të gjitha standardeve më të mira. Përvec aortës kryesore të lagjes “Qemal Stafa” do të jenë edhe degëzimet e tjera, me qëllim që të preket cdo rrugicë.
Angazhimi ynë është që brenda qershorit të vitit të ardhshëm të gjitha rrugët e Elbasanit të kenë përfunduar tërësisht. Rëndësi e vecantë i është kushtuar gjelbërimit dhe ruajtjes së identitetit të qytetit”, deklaroi Balla.
Ndërsa kryebashkiaku Sejdini tha se në shembullin e lagjes “Qemal Stafa” do të vijohet me të gjitha lagjet e tjera dhe brenda një viti e gjithë infrastruktura e qytetit do të përfundojë. /ma.me














