• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Brenda vitit gati studimi i fizibilitetit për lidhjen e TEC-it të Vlorës me TAP

by A R
02/03/2016 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me ambasadën e Zvicrës në Tiranës njoftuan sot fillimin e projektit për ndërtim kapacitetesh në sektorin e gazit në Shqipëri. Vitin e kaluar, qeveria zvicerane akordoi 6 milion euro për Shqipërinë me synim ndërtimin e kapaciteteve për përfitime maksimale nga projekti i gazsjellësit TAP ashtu sikurse menaxhimin e tregut të ri të gazit në Shqipëri.

Projekti për ndërtim kapacitetesh, financuar nga qeveria zvicerane i është besuar Roland Berger, një konsulencë lider e specializuar në menaxhimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës. Ekspertët e kësaj kompanie do të punojnë ngushtësisht me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të transferuar njohuritë dhe instrumentet me synim zhvillimin e sektorit të gazit.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri dhe Ambasadori zviceran Z. Christoph Graf iu adresuan takimit dhe përshëndetën ekspertët të cilët tanimë kanë filluar punën me objektivat e përcaktuara dhe afate.

Produkti i parë i projektit është krahasimi i marrëveshjeve shtetërore të Greqisë dhe Shqipërisë me konsorciumin TAP me synim maksimalizimin e përfitimeve të vendit tonë.

“Është se është një proces i parashikuar mirë, do të thotë që vendet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ky ka qenë koncepti. Kështu janë edhe sinjalet nga bashkëbisedimi me kompaninë Trans Adriatic Pipeline dhe në bazë të këtij krahasimi të marrëveshjeve që do të bëhet nga kompania Roland Berger, do të merren edhe përftimet shtesë që ka Shqipëria. Disa angazhime janë marrë tashmë nga TAP-i. Disa përfitime shtesë të tjera financiare do të realizohen menjëherë pasi të mbyllet ky material. Unë parashikoj që të mbyllet brenda 2 maksimumi 3 muajsh siç kemi rënë dakord me konsulentin”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Më tej ai u ndal në objektivin tjetër për ringritjen e Institutit të Naftës dhe Gazit në Shqipëri. “I kemi vendosur vetes një objektiv shumë të rëndësishëm në këtë projekt dhe krijimi i kapaciteteve teknike për gazin, siç është krijimi i Institutit të Naftës dhe të Gazit. Një institucion aq i nevojshëm për Shqipërinë. Fatkeqësisht, në 10-15 vitet e fundit Shqipëria i humbi shumë nga këto kapacitete, duke mbetur me mangësi të mëdha teknike, përsa i përket zhvillimeve hidrokarbure. Pikërisht ky projekt merr përsipër të ngrejë këtë ekspertizë, që ne ta kemi për gazin dhe për naftën. Ky është prapë një element shumë i rëndësishëm i këtij projekti. Unë dua ta përgëzoj kompaninë dhe shpresoj të kemi një bashkëpunim shumë të mirë për të ngritur më në fund këto kapacitete teknike në Shqipëri”, tha z.Gjiknuri.

Një element tjetër i rëndësishëm i projektit do të jetë edhe fizibiliteti për vënien në punë të termocentraleve me gaz, siç është termocentrali i Vlorës. “Për shumë vite ka qenë një projekt i dështuar, i dizenjuar për të punuar me naftë edhe me gaz, por që gaz nuk ka patur. Që ky projekt të marrë jetë dhe të bëhet i vlefshëm për portofolin energjetik shqiptar është shumë i rëndësishëm lidhja e tij me sistemin e gazit. Projekti merr përsipër të bëjë studimin e fizibilietit për lidhjen nga pika e daljes të gazit në Fier me termocentralin e Vlorës, që ta bëjë përfundimisht edhe këtë termocentral një nyje shumë të rëndësishme të prodhimit të energjisë”, theksoi z.Gjiknuri.

Ambasadori i Zvicrës në Tiranë dha mesazhin e tij të drejtpërdrejtë për rëndësinë e këtij projekti të financuar nga qeveria zvicerane. “Menaxhimi i sektorit të sapo-dalë të gazit kërkon ekspertizën dhe përkushtimin tuaj”, tha Ambasadori Graf. “TAP, Gazsjellësi Trans Adriatik, do të lidhë Shqipërinë me korridoret dhe rrjetet kryesore ndërkombëtare. Do të lidhë Shqipërinë energjetikisht me botën. Ky është një shans i madh për siguri të rritur të energjisë dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik. I bëj thirrje të gjithë aktorëve të interesuar në sektorin e gazit: lidhuni me TAP-in” përfundoi Ambasadori zviceran.

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, zhvillimi i infrastrukturës dhe tregut të gazit dhe zbatimi i TAP-it do t’i japë Shqipërisë lidhje më të forta me BE-në, ndikim më të madh politik në Ballkan, rritje më të mirë ekonomike, më shumë punë, dhe siguri si dhe diversitet energjitik. Ekspertët përmendën edhe përfitimet në mjedis: gazi është karburanti fosil më i pastër dhe emitimet e karbonit do të ulen në krahasim me lloje të tjera të karburanteve. Projekti do të vazhdojë deri në 2019 dhe pritet të kontribuojë në sektorin e sigurisë dhe diversitetit të energjisë.

Next Post

Videolajm/ Luana provon veten duke kënduar LIVE por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In