• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Brenda skemës së trafikut të kokainës/ Detaje të reja: Si u zbulua rrjeti nga operacioni “Ura”

by B K
27/05/2025 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në Neës24, solli detaje nga dosja e operacionit “Ura” ku zbërthehet figura e Elvis Doçit, i njohur me nofkën “Visi i Pojës” me rezidencë në qytetin e Durrësit,  i cili kishte krijuar në mënyrë të habitshme lidhje interesante me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, që e furnizonin vazhdimisht me lëndë narkotike, dhe që më pas ai e negocionte kryesisht në tregjet italiane.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nexhmedin Dumani, e ka zbërthyer figurën e Elvis Doçit duke e   përshkruar si një negociator të shkëlqyer në tregtinë e kokainës.

Ai thotë se Visi i Pojës kontrollonte pjesë të mëdha të tregut të drogës në Gjermani, veçanërisht në Hamburg, ndërsa droga vinte kryesisht nga Kolumbia, duke kaluar nëpërmjet Kalabrisë.

 

 

Dumani thotë se Doçi ishte drejtues i një grupi të gjerë anëtarësh të cilët punonin për të dhe i përgjigjeshin urdhërave që ai u jepte.

“Nuredin Dumani është shpehur se në mjedisin kriminal shqiptar nuk ka askush tjetër si Elvis Doçi, i njohur si ‘Visi i Pojës’.

‘Po këtë person e identifikoj shumë mirë. E njoh me emrin Visi. E njoh prej vitesh që të vogël. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Më pas nga heroina filloi me kokainën. Për heroinë nuk e kam dëgjuar të telefonojë, ndërsa për kokainë po.

Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet Troplinit që quhet Poja.

Ky i fundit është një ish i dënuar për trafik heroine afro dy dekada më parë, por që tashmë është shndërruar në biznesmen”, thuhet në dëshminë e Nexhmedin Dumanit, sipas dosjes hetomore.

Por ashtu si në njohjen e shumë personazheve të tjerë të botës së krimit në Shqipëri, edhe në këto episode të trafikimit të lëndës narkotike, ai që do të jepte të dhëna interesante lidhur mbi  vetë Visin e Pojës do të ishte Nuredin Dumani.

Një personazh kontrovers i krimit, i cili ka vepruar si vrasës me pagesë për llogari të shumë organizateve kriminale, tashmë në rolin e bashkëpunëtorit të drejtësisë,  për shkak të njohjes së tij me personazhin e Visit të Pojës, e zbërtheu këtë të fundit si edhe mënyrën se si ai vepronte.

Bashkëpunëtori i drejtësisë që tha se Visin e Pojës e njeh shumë mirë nga afër dhe është një negociator shumë i mirë i kokainës.

‘Nuk e di emrin e tij por e njoh me emrin Vis. E njof prej vitesh që kur ishte i vogël, që në moshën 16-17 vjeç. Visi në fillim ishte një negociator shumë i mirë për trafikun e heroinës. Flasim nga viti 2010 deri në vitin 2013. Ai bënte pjesë në një grup shumë të madh, që është grupi i Xlevdet Troplinit’.

Ky grup sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, kishte mundur të merrte komandën në disa zona operative dhe që ishte bërë shumë i fuqishëm në zonën e Durrësit ku ruante një pozitë të admirueshme dhe që tani merrej vetëm me kokainën dhe nuk i hynte më në sy heroina.

“Në vitet e fundit  grupi i Xhevdet Troplinit është më i madhi të paktën në Durrës, për trafikun e kokainës dhe të heroinës dhe për vrasjet. Jo ato me pagesë.

Pas vitit 2013 ai e la heroinën sepse nuk kishte shumë vlerë dhe u mor me kokainë.

Për kokainë kam dëgjuar të flasë për tonelata”, thuhet në dëshminë e Nexhmedin Dumanit.

Po kështu bashkëpunëtori foli edhe për lidhjet e forta që organizata e drejtuar nga Elvis Doçi kishte në Amerikën e Jugut.

Aty nga ku më pas sillte kokainë cilësore në Evropë, një linjë e cila u kishte siguruar të ardhura të konsiderueshme dhe që i kishte kthyer në lider, ku shumë organizata të tjera kriminale u referoheshin, kur kishin nevojë për punë.

“Në Hamburg të Gjermanisë, thuajse ka pushtuar të gjithë qytetin.

Droga që vinte në Kalabri, mbërrinte nga Kolumbia. Në Durrës ata paguanin 150 mijë euro në muaj për sigurinë e tyre fizike. Miri (djali i Troplinit) më tha njëherë se ata paguanin njerëz që ti ruanin, me një pagë 500 deri në 1 mijë euro. Kaq të fuqishëm ishin.’

Ndonëse i penduari i drejtësisë e cilëson atë si kreun e grupit, ndaj Troplinit nuk ka një urdhër arresti.

Sipas Nuredin Dumanit, Elvis Doçi hyri shumë shpejt, që në moshë të re në pazaret e drogës, duke u bërë një ndërmjetës i aftë duke treguar zotësi të spikatura në këtë zhanër.

Emri i Elvis Doçit doli për  herë të parë në skenë nga emisioni “Në shënjestër” kur u mësua përmes dokumentave se ishte shoqëruar në polici dhe marrë në pyetje për ekzekutimin mafioz të Edison Harizajt, i njohur me nofkën Edison Faqedjeguri.

Edison Harizaj ishte nisur drejt Durrësit për të vjelë një gjobë që dyshohet se Emiljano Shullazi ia kishte vënë Xhevdet Troplinit, dajës së Elvis Doçit dhe pikërisht atë mbrëmje u qëllua për vdekje.

Hera e dytë që emri i Elvis Doçit u përfol në media ishte dita kur SPAK në kuadër të një aksioni për goditjen e 7 grupeve kriminale ushtroi kontroll në banesën e tij.

Në një nga rastet, më 1 qershor 2022, një sasi droge u trafikua në Itali përmes një automjeti Opel Astra, duke kaluar nga Porti i Brindisit, ndërsa në një tjetër rast, më 2 gusht 2020, u dorëzuan 8 kg kokainë në Mola të Barit, me pjesëmarrjen direkte të Doçit dhe Adi Çobës.

Sipas hetimeve, paratë e përfituara nga trafiku i drogës transportoheshin në Shqipëri nëpërmjet rrugëve të sigurta logjistike, përfshirë agjenci turistike dhe shoferë të besuar. Pjesë e skemës ishin edhe zyrtarë të korruptuar të policisë si Altin Morina, që dyshohet se ndërhynte për të falsifikuar dokumente ose për të ndikuar në lirimin e të arrestuarve për armë apo drogë.

Në hetimet ndërkombëtare del në skenë edhe Orges Molla, i lidhur me Elvis Doçin, i cili rezulton të ketë qenë pronar i 932 kg kokainë të sekuestruar në portin e Napolit, të ardhura nga Kili më 31 tetor 2020. Po ashtu, ai rezulton i përfshirë në raste të tjera të trafikimit të sasive të mëdha të hashashit dhe kokainës.

Paratë e fituara nga trafiku i drogës janë investuar në shoqëri ndërtimi dhe biznese të ndryshme në Shqipëri, duke e kthyer vendin në një strehë të përshtatshme për pastrimin e kapitalit kriminal. Kjo strukturë shumëdimensionale, me degë në disa shtete evropiane dhe lidhje me grupet më të mëdha të drogës në botë, e bën “klanin e Pojës” një nga organizatat më të rrezikshme në Ballkan dhe Evropë.

Në një nga pronat e 48-vjeçarit u gjetën të groposura plot 3 milionë euro dhe bizhuteri të shtrenjta.

Por pavarësisht këtyre lëvizjeve, ai kishte vijuar jetën qetësisht, pa u shqetësuar nga askush.

Madje thuhet se vitet e fundit, kishte arritur të shtrinte tentakulat në biznese dhe të kishte ndikim deri në qarqe politike.

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme dhe Antimafias italiane,  çoi në pranga 42 nga 52 personazhe të rëndësishme të botës së krimit që operonin në të dy vendet.  Elvis Doçi  ia doli t’iu shpëtonte prangave, por jo urdhër-arresteve dhe ku sot për llogari të tij, janë firmosur dy urdhër-arreste. Një nga antimafia e Barit e një tjetër nga SPAK.

Next Post
PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet 

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com