• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Brenda qytetit më të rrezikshëm në botë: Sundojnë 200 banda, me kryekomandant “Barbecue” që i djeg viktimat të gjalla

by A R
15/01/2023 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KAOS, shpërthime, të shtëna armësh dhe trupa që kalben mes mbeturinave – mirë se vini në qytetin më të rrezikshëm në Tokë. Kryeqyteti i Haitit, Port-au-Prince, është një qytet i shkatërruar, i rrethuar nga bandat e armatosura rëndë dhe trazirat e vazhdueshme politike.

Haiti e ka vuajtur prej kohësh titullin e kombit më të varfër në hemisferën perëndimore dhe kryeqyteti i mbushur me krime bart peshën kryesore të krizave të mbivendosura. Tërmetet e vazhdueshme, inflacioni në rritje, trazirat civile, uria dhe një kolaps pothuajse total politik, të gjitha godasin Port-au-Prince.

Megjithatë, kush është armiku i tij më i madh? 200 bandat e armatosura të pamëshirshme që shkaktojnë terror, dhunë seksuale, tortura dhe paligjshmëri. Sipas ekspertëve, situata atje është katstrofale, pasi deri në 20 njerëz vriten në ditë atje.

Më e rrezikshmja prej këtyre bandave është i ashtuquajturi “Koalicion G9” i udhëhequr nga një kryekomandant i njohur si “Barbecue” – që përflitet se e ka fituar pseudonimin e tij pasi preferon që t’i djegë të gjalla viktimat e tij.

Në kapitullin e fundit të tmerrshëm të dhunës së sanksionuar nga shteti, Barbecue organizoi sulme të njëkohshme në Cité Soleil gjatë periudhës zgjedhore nga maji deri në korrik 2020. Ajo çoi në vdekjen e 145 personave, përdhunimin masiv të grave dhe shkatërrimin e 98 shtëpive.

Në një raport të vitit 2021, “Vrasja me pandëshkueshmëri”, Shkolla Juridike e Harvardit dhe një observator krimi nga Haiti zbuluan se masakrat ishin organizuar nga zyrtarë të lartë politikë dhe policia haitiane.

Synimi? Për të shtypur edhe një herë disidencën dhe për të fituar akses strategjik në qendrat e votimit “në një përpjekje për të siguruar mbështetje elektorale për ish-Presidentin dhe partinë e tij”.

Në këtë mënyrë, bandat përdoren si mercenarë personalë të vdekjes për elitat politike “duke i lejuar ata të veprojnë pothuajse pa u ndëshkuar plotësisht”, sipas raportit.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot, një manual se si mund ta fitosh një qytet pasi e ke përdhunuar

November 24, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin: Nuk përmbushën detyrimet financiare dhe premtimet, pas një periudhe të gjatë durimi…

November 24, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Kandidatë për Tiranën prej atyre që dogjën kryeqytetin?

November 24, 2026
Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

November 24, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

November 24, 2026
Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme dhe trazon rrjetin!

Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme dhe trazon rrjetin!

November 24, 2026
Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

November 24, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Qytete dhe qytetarë të pambrojtur, dhunues e barbarë të mbrojtur

November 24, 2026
“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

November 24, 2026
Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In