• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brenda punishtes ku “gjenitë” ukrainas po fitojnë kundër rusëve

by A R
27/10/2022 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtarë të rregullt, rezervistë, mercenarë, armatime e dronë nga Irani. Rusia dominon ndaj Ukrainës thuajse në çdo aspekt të luftës që po zhvillon prej muajit shkurt të këtij viti. Por, në disa qyteza, si në Bakhmut, ushtarët ukrainas po ia dalin të zmbrapsin armiqtë, falë teknologjisë dhe mendjemprehtësisë.

Në Bakhmut, forcat ukrainase janë më të pakta në numër, kanë më pakë armë, por po ia dalin pasi po “punojnë me mend”. CNN arriti të futej në një punishte të fshehtë ku mendjemprehtësia po vendos ekuilibrat në fushën e betejës.

“Na ka bërë shumë punë, sepse nuk kemi shumë forca, nuk kemi shumë armë, plumba e kështu me radhë. Kështu që duhet të tregohemi të zgjuar, ose do të vdesim”, thotw Starshina, nga brigada e 93-të e Ushtrisë së Ukrainës.

Gjërat aty funksionojnë si një “start-up”, çdo ide është e mirëpritur. Ushtarët punojnë ditë e natë për të përgatitur, modifikuar dhe armatosur dronët e zakonshëm që gjen në çdo dyqan elektronike. Skuadrën e drejton një “talent” i ri, të njohur si “gjarpri”. “Është shumë më mirë të dish paraprakisht se po vijnë. Monitorojmë çdo centimetër këtu. Na ndihmon të shpëtojmë jetë gjatë sulmeve dhe tërheqjeve”, thotw ai.

Ushtria ukrainase thotë se rusët kanë 5 herë më shumë trupa në këtë zonë, sesa Kievi. Në një video të filmuar prej tyre shihen rusët sesi mësyjnë në terren të hapur, pa e vrarë mendjen jetët e tyre. “Ata janë shumë dhe kanë shumë armë. Kurse ne, çfarë nuk na shpik mendja”, thotw “Gjarpri”.

Skuadra ka gjithashtu ekspertin e armëve, një 19-vjeçar me nofkën “Varnak”, i cili shndërron granatat e dorës në bomba ajrore, në “fabrikën e tij të bombave”. “I rimodelojmë për t’u lëshuar nga droni”, tregon Varnak.

Por këtu nuk prodhohen vetëm dronë bombardues. Njësia ndërton edhe armë të kontrolluara me radio dhe mjete të vegjël kamikazë, të mbushur me lëndë shpërthyese. Gjithçka krijohet në fushën e betejës, për t’u përdorur në fushën e betejës. Për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës që të ndryshojë fatin e luftës këtu. “Ne mbrojmë pozicionet tona dhe tani po nisim kundërsulmin. Ia kemi dalë mbanë mirë deri tani”, tregon Starshina, nga brigada e 93-të e Ushtrisë së Ukrainës.

Ashtu si gjithë të tjerët që po mbrojnë Bakhmutin, edhe luftëtarët e teknologjisë shpesh punojnë deri në rraskapitje duke gjetur mënyra të reja për të ndalur avancimin rus, pavarësisht se nuk kanë armatime të rënda.

/a.r

Next Post
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Indexi / Shqipëria përmirësohet me 3 vende për respektimin e të drejtave të qytetarëve, pikë pozitive për lirinë e shprehjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In