• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Brenda muajit, Kosova do të nënshkruajë marrëveshje financiare afro 70 milionë euro

by
05/07/2015 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë gjatë këtij muaji marrëveshjen financiare IPA 2014 me Komisionin Evropian, që kap vlerën prej afro 70 milionë euro, të cilat programohen nga Ministria e Integrimit Evropian.

Kjo marrëveshje, sipas përfaqësuesve të Qeverisë do t’i sjellë përfitime direkte Kosovës në shumë sektorë zhvillimorë.

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se përmes kësaj marrëveshjeje Kosova do të ketë rastin të përfitojë përvojat më të mira të shteteve të BE-së në përmirësimin e shërbimeve, rritjen e kapaciteteve e përfitimin e ekspertizës në sektorë të ndryshëm.

“Sektorët që do të mbështeten në kuadër të këtij programi lidhen me demokracinë dhe qeverisjen, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut, sektorin e energjisë, bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe inovacionin dhe konkurrueshmërinë”, ka thënë Çollaku.

Në fushën e energjisë ka bërë të ditur se do të mbështetet dekomisionimi i Kosovës A dhe Studimi i Fizibilitetit për Kosovën B në vlerë prej mbi 5 milionë euro. Kurse në fushën e rritjes së konkurrueshmerisë ka thënë se do të mbështetet përmirësimi i infrastrukturës biznesore dhe publike në vlerë prej mbi 7 milionë euro.

“Po ashtu, në kuadër të mbështetjes së sektorit të bujqësisë do të ofrohen grantet në vlerë prej 7 milionë euro. Me qëllim të avancimit të sigurisë së ushqimit dhe përafrimit me standardet evropiane do të investohen 3.5 milionë euro, në zbatimin e legjislacionit të BE-së në kuadër të sigurisë së ushqimit”, ka shtuar Çollaku.

Instrumenti i Para Anëtarësimit (IPA) është instrument i Bashkimit Evropian që ka për qëllim ofrimin e mbështetjes financiare dhe teknike për vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së, me qëllim përkrahjen e tyre në ndërmarrjen e reformave të parashikuara në kuadër të procesit të anëtarësimit.

Kosova ka përfituar mbi 635 milion euro nga instrumenti i IPA-s gjatë periudhës 2007-2013, ndërsa gjatë periudhës 2014-2020 pritet të përfitojë mbi 645 milionë euro./KosovaPress

Next Post

E FUNDIT!!!/ Arrestohet Sokol Mjacaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In