• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brenda janarit Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kredi të butë. Kriteret që duhen plotësuar

by Java News
09/01/2020 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda muajit Janar, Bashkia e Tiranës do të hapë aplikimet për të gjithë qytetarët që janë të interesuar dhe plotësojnë kushtet për të marrë kredi të butë për strehim.

Në total parashikohet të përfitojnë 1 mijë qytetarë, të cilët do të trajtohen me normë interesi 3 për qind, ndërsa pjesën tjetër do ta subvencionojë buxheti i bashkisë.

Për të përfituar kredi, një familje e vogël me 1-2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 44 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj.

Të ardhurat për familje 2-4 persona, duhet të jenë 52 mijë deri 95 lekë. Familjet me 4-6 anëtarë duhet të sigurojnë të ardhura mujore nga 70 mijë lekë deri në 126 mijë lekë.

Ndërsa për ato me më shumë se 5 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 88-158 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë vlera e e përfitimit nis nga 3.5 milion lekë për familjet me 1-2 persona për strukturë apartamenti garsoniere, deri në 7.1 milion lekë për familjet mbi 5 anëtarë, me strukturë apartamenti 3+1.

Ndërsa këstet mujore të llogaritura me normë interesi 3%, fillojnë nga 19.771 lekë për kredinë më të ulët deri në 39.543 lekë për kredinë maksimale.

Në fazën e parë të procesit, qytetarët plotësojnë vetëm formularin e strehimit TIP në njësitë bashkiake ku janë të regjistruar, dhe më pas verifikimit të tyre, do të kontaktohen dhe të kenë në dispozicion 1 muaj kohë për të bërë gati dokumentacionin përkatës që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit, në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues dhe për të dorëzuar dosjet pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë.

Next Post
Alarmi për refugjatët nga Lindja e Mesme, FNSH blindon kufijtë

Në pranga 17 policë e zyrtarë, Ministria e Brendshme jep detaje: Lejuan ndërtime pa leje në Durrës e Shijak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com