Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e saj në strukturat e degëve dhe në qendër.
Selia blu ka ndarë edhe udhëzimet lidhur me procesin zgjedhor dhe organizativ, të firmosura nga kryetari Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka. Ky vendim mban datën 17 mars 2026.
Sipas shkresës, në maj të 2026 përmbyllet edhe afati katërvjeçar për të gjitha organet drejtuese të Partisë, “duke bërë të nevojshme edhe rinovimin për një procesi statutor”.
“Brenda datës 30 prill 2026 zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha degët dhe nivelet e strukturës nga kryetar, nënkryetar, sekretar seksioni, grupseksioni, kryetar dege dhe kryesitë e degëve. Në këtë udhëzim theksohet se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e Statutit, për zgjedhje të lira, të fshehta dhe demokratike”, thuhet ndër të tjera në udhëzime.
Ky proces si nënvizohet edhe nga udhëzimet e ndara, duhet të jetë i rregullt, transparent.
Opozita prej disa muajsh po zhvillon protesta të fuqishme kundër qeverisë, pas skandaleve korruptive dhe veçanërisht të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe dosjes së AKSHI-t. Ndërsa kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike për zgjedhje të reja, paralelisht përgatitet për zgjedhjet brenda selisë blu, ku më 23 maj do votohet edhe për kryetarin e sëlisë blu.
Në këtë mënyrë, u vendos zhvillimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, dhe në të gjitha nivelet e strukturës së degëve të PDSH, brenda datës 30 prill.
“VENDIM:
Vendimin e Kryesisë nr 35 datë 17.03.2026:
-Mbi proceset zgjedhore dhe Organizative të PDSH; Udhëzimin nr 2 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm
-Për mbajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e strukturës vendore të Partisë Demokratike”;
-Udhëzimin nr 3 datë 27.03.2026 të Sekretarit të Përgjithshëm “Mbi procesin e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së degës”
-Duhet të filloni menjëherë nga puna, të raportoni progresin sipas përcaktimeve në udhëzim dhe të respektoni me rigorozitet afatet kohore”, thuhet në këtë udhëzim.











