• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brekë e përgjime, debate dhe ironi brenda mazhorancës

by Java News
17/05/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxhoranca është përçarë dje në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku u zhvilluan debate për akuzat publike se Policia e Shtetit ka përgjuar nëpërmjet një pajisjeje të jashtëligjshme zyrtarë të lartë të shtetit dhe politikanë.

PS dhe LSI janë përçarë gjatë mbledhjes së djeshme, madje deputetët e dy partive kanë shkëmbyer dhe ironi me njëritjetrin.

Por krisja është finalizuar kur deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e komisionit, duke mos votuar kërkesën e opozitës për të thërritur në një seancë dëgjimore ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, kreun e SHISH-it, Visho Ajazi Lika, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, ndërkohë që tre deputetë të LSI-së, Luan Rama, Shkëlqim Selami dhe Ylli Shehu kanë qëndruar në mbledhje së bashku me deputetët e opozitës.

Pas largimit të socialistëve, PD dhe LSI vendosën t’u dërgojnë shkresa katër titullarëve të institucioneve, të cilët duhet të raportojnë sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për atë që PD dhe LSI e kanë quajtur “skandal me përmasa kombëtare”.

DEBATI

Më i ashpër në reagim ishte deputeti i LSI-së, Luan Rama, i cili ka thumbuar kolegun e Partisë Socialiste, Pirro Lutaj. “Nuk është askush kundër, përballë një shqetësimi, ngjarje apo me një objekt i cili praktikisht unë e kam dijeninë vetëm në rrugë mediatike. Pirro tha që këtë çështje e heton Prokuroria dhe s’ka pse ta hetojmë ne. Atëherë nëse Pirro e di që po heton Prokuroria, i bie që kjo çështje është e vërtetë”, tha Luan Rama.

Por socialisti e mohoi ta ketë bërë këtë deklaratë. Luan Rama vijoi më tej duke thënë: “E thatë edhe ju. Flamurin e dëgjova unë, Pirro. Lexova dhe statusin e Doktorit dhe e di cili është problemi? Se kjo çështje ka dalë për herë të parë nga një gazetë, se po ta kishte thënë Doktori, mund të isha i bindur që është e vërtetë”, tha Luan Rama.

Gjatë kohës që deputetët e PS-së po largoheshin, deputet i LSI-së kërkoi prej kolegëve që të mos nervozohen. “I ftoj kolegët e PS-së që të gjykojnë me gjakftohtësi dhe me logjikë, s’ka pse të nervozohemi…”, tha Luan Rama. Por, në emër të maxhorancës, para se të largohej nga salla, deputeti Pirro Lutaj tha se deputetët e opozitës duhet t’i formulonin kërkesat në përputhje me rregulloren, ose me kërkesën e 1/ 3-ave të anëtarëve. Por, pjesë e debatit u bë dhe ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës dhe incidenti me video-skandalin.

Në një kohë që deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj, u shpreh i hapur që ndaj tij të bëjnë çfarëdolloj përgjimi, Flamur Noka ka ironizuar duke thënë: “Ore dakord, me brekë të shkëlyme si Shukria nuk del, por kjo është më e rëndë se Shkuria, Paulin… është shumë më e rëndë”.

DEBATI NË KUVEND

Xhemal Qefalia: Ne kemi pasur eksperiencë të keqe kur kemi qenë në opozitë, kemi marrë dakordësinë e Komisionin e

Sigurisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk jemi pranuar atje… Unë jam po aq i shqetësuar sa dhe ti, dhe çdo qytetar tjetër në rast se ka pasur fenomene të kësaj natyre që përgjohen individë të ndryshëm. Edhe unë jam dakord që ministrit t’i bëhet kërkesë dhe ai të vijë në datën sa më të afërt që të vijë për të na informuar…

Pjerin Ndreu: Të gjithë janë të shqetësuar nëse ka një problem të tillë, duhet sqaruar.

Paulin Sterkaj: Nuk jemi të shqetësuar hiç fare, të përgjojnë çfarë të duan…

Flamur Noka: Të përgjojnë çfarë të duan, por me ligj Paulin, me ligj…

Pjerin Ndreu: Jemi në një moment të papërshtatshëm, nuk dimë në çfarë faze është Prokuroria dhe çfarë veprimesh kanë bërë deri tani. Sot për nesër drejtuesit e institucioneve nuk mund të vijnë në Komision se nuk është kërkesë aq emergjente sa bëhet.

Flamur Noka: Ore, dakord me brekë të shkëlyme si Shukria nuk del, por kjo është me e rëndë se Shkuria, Paulin… Shumë më e rëndë.

Keltis Kruja: Në qoftë se ky fenomen është i vërtetë, sigurisht që duhet trajtuar në mënyrë urgjente. Ne prandaj do t’i thërrasim titullarë në seancë dëgjimore të na shpjegojnë. Ju si maxhorancë jeni dakord apo jo?

Luan Rama: Ore prandaj po them që t’i bëjmë një shkresë SHISH-t. Të na e paraqesë këtë shqetësim apo jo…

Flamur Noka: Janë dakord edhe ata…

Luan Rama: Nuk është askush kundër. përballë një shqetësimi, ngjarje apo me një objekt, i cili, praktikisht, unë e kam dijeninë vetëm në rrugë mediatike. Pirro tha që këtë çështje e heton Prokuroria dhe s’ka pse ta hetojmë ne, nëse Pirro e di që po heton Prokuroria, atëherë i bie që kjo çështje është e vërtetë.

Pirro Lutaj: Jo, e tha Flamuri këtë…

Luan Rama: E thatë edhe ju. Flamurin e dëgjova unë Pirro. Lexova dhe statusin e Doktorit dhe e di cili është problemi? Se kjo çështje ka dalë për herë të parë nga një gazetë, se po ta kishte thënë Doktori, mund të isha i bindur që është e vërtetë. Kam lexuar edhe unë në gazetë se Prokuroria ka filluar një çështje, dhe Policia paska thënë që nuk është e Policisë, por e Interforcës dhe e përdorkan për trajnim. Të gjitha këto janë informacione të marra në rrugë mediatike. Prandaj, unë propozoj që ne si komision t’i drejtojmë një letër Shërbimit Informativ Shtetëror, thjesht për t’u informuar që ata kanë paraqitur një shqetësim të tillë pranë Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të Përgjithshëm?! Dhe Prokurorisë mund t’i dërgohet një shkresë ku t’i kërkohet nëse ka filluar ndonjë çështje penale mbi këtë gjë apo jo. Ministri i Brendshëm është palë e interesuar në këtë rast…

Flamur Noka: Nuk ka lidhje me shkresat kjo. Ne kemi një shqetësim që ka të bëjë me dritëhijet e një skandali të përmasave kombëtare, që cenon liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe sigurinë kombëtare. Ne kemi thirrur ministrin Tahiri, drejtorin e SHISH-it, kemi thirrur kryeprokurorin dhe për çështje më pak të rëndësishme se kjo. Në rast se është e vërtetë, ky është skandali më i paprecedentë në historinë e Shqipërisë.

Pirro Lutaj: Kuvendi ka një rregullore, e cila thotë: Komisionet thërrasin në seancë dëgjimore drejtuesit e institucioneve, ata thirren me vendim të komisionit, ose me 1/3-tat e anëtarëve të komisionit. Të gjithë ne jemi të shqetësuar për këtë gjë. Po të jetë e vërtetë, sigurisht është hataja, por nuk e dimë në është apo nuk është.

Flamur Noka: Më vjen mirë që e the…

Pirro Lutaj: Në emër të maxhorancës ke dy zgjidhje, ose na sillni materiale dhe informacione që keni t’i diskutojmë, ose ushtroni kompetencën që ju jep rregullorja me 1/3-tat e anëtarëve.

Luan Rama: Të mos shkojë çështja te 1/3-tat e votave Pirro.

Pirro Lutaj: Po nëse nuk sjellin informacion, do vetëm të 1/ 3-tat?… Ky është qëndrimi jonë, faleminderit! (Deputetët e PS-së ngrihen dhe largohen nga mbledhja, ndërsa deputetët e LSI-së qëndrojnë në sallë së bashku me PDnë).

Flamur Noka: Ne nuk po kërkojmë komision hetimor që të paraqesin materiale. Ju doni të mbuloni një krim shtetëror apo doni transparencë. Nëse doni të mbroni krim shtetëror ikni, por po bëni gabim shumë të rëndë.

Luan Rama: I ftoj kolegët e PS-së që të gjykojnë me gjakftohtësi dhe me logjikë, s’ka pse të nervozohemi… Edhe vetëm deputetët e PS-së dhe ministri i Brendshëm besoj janë të interesuar të zbardhet kjo situatë, nëse ata janë korrektë në zbatim të ligjit.

Panorama/d.i.

Next Post

Kanosje me armë, dy të arrestuar në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

July 24, 2026
Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

July 24, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

July 24, 2026
Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

July 24, 2026
SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

July 24, 2026
Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

July 24, 2026
Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 24, 2026
NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

July 24, 2026
Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In