Majlinda Bregu ka ndarë sot në facebook historinë e një vajze të diplomuar për Gazetari- Anglisht, por që është e papunë. Bregu është takuar rastësisht me vajzën, e cila në kushtet e papunësisë, shiste fruta anës rrugës afër shtëpisë së saj në Elbasan.
‘Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë’, shkruan Bregu, teksa ka ndarë me të gjithë historinë personale të Valbonës. Sipas Bregut, sot 53 mijë gra dhe vajza të papuna.
Reagimi i plotë i Majlinda Bregut:
“Sot 17% e shqiptarëve janë të papunë. Dhe numrin më të madh të të papunëve e zëne të rinjtë me 32,2 %.
Janë 53 mije vajza e gra punekërkuese në Shqipëri me ose pa diplome.
Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë.”
***
Për Valbonën e shumë të rinj si ajo…
Rrugëve, brenda e sidomos përtej Tiranës, nuk është më aspak çudi të takosh të rinj të papunë, e ç’është më e keqja, ndoshta dhe krejt të pashpresë. Valbona që takova nga fshati Mengël ne Elbasan ,s’është fas e para e as e fundit, ndër ata që kanë mbaruar Universitetin, por nuk ka gjetur punë.
U pamë teksa po shiste në një anë rruge në shitjen e frutave te baçes të familjes së saj.
Ngela ngusht kur mësova se ishte e diplomuar në degën Gazetari- Anglisht, në universitetin e Elbasanit.
Gjëja e parë që munda t’i them ishte se të paktën është nga ato vajzat me këmbët në tokë, që nuk rrin kot e që shfrytëzon çdo mundësi për të bërë diçka, për t’ja dalë mbanë sido që t’i vijë jeta. Por a është kjo jeta që ajo meriton!? Sigurisht që jo. Valbona dhe të rinjtë si ajo, që përpiqen e që shkollohen, duhet të kenë mundësi reale punësimi në këtë vend. Meritojnë vende pune prej vërteti e jo të sajuara në shifra qeverie që gënjen nga njëra fushatë në tjetrën.
Sot 17% e shqiptarëve janë të papunë. Dhe numrin më të madh të të papunëve e zëne të rinjtë me 32,2 %.
Janë 53 mije vajza e gra punekërkuese në Shqipëri me ose pa diplome.
Ky është realiteti, jo ai i mitingjeve me të rinj me buzëqeshje parajse në fytyrë.
E vërteta e shumicës së të rinjve në Shqipëri, është kjo e Valbonës, gazetares anglishtfolëse që e takova duke shitur fruta buzë rrugës. #kohapërtuzgjuar/a.ç