• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu propozon krijimin e sistemit “Identiteti dixhital”, për qytetarët e Ballkanit, sipas modelit të BE -së

by A R
13/10/2021 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në mbylljen e Samitit të 4-të, digjital të Ballkanit Perëndimor

Podgoricë – “Ne po garojmë fort që të arrijmë standardet e larta të vendeve anëtare të BE -së. Ndonëse jemi përpjekur të vrapojmë në të njëjtin ritëm e shpejtësi, garën e kemi filluam më vonë, ndaj nëse “fazat” në politikat e BE -së nuk do të zbatohen ashtu siç duhet, rrezikojmë të mos arrijmë kurrë në BE”- tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ) në mbyllje të Samitit të 4 -të Dixhital, të Ballkanit Perëndimor (WBDS) sot në Podgoricë.

“Po e shfrytëzoj këtë moment, këtë panel, si një mundësi për t’ju ​​propozuar juve, ministrave përgjegjës për axhendën dixhitale, që të filloni një proces shumë kërkues, por përfitues për krijimin e Identitetit Dixhital. Ka një qëllim të mirë e gjithë kjo, për t’i ofruar qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor (BP) mundësi që të mund të lidhin identitetet e tyre dixhitale me dëshmitë e tjera personale, si patenta e shoferit, diploma, llogaria bankare, etj. BE e nisi këtë proces muaj më parë. Të dhënat, informacioni janë fuqi, ndaj shumë vende po përdorin infrastrukturën dixhitale për t’i fuqizuar njerëzit me të dhëna. Paisja e qytetarëve me identitet dixhital të besueshëm mundëson afrimin e tyre më pranë ekonomive formale. Unë besoj se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të kërkojnë vazhdimish mundësi për ta zhvilluar këtë gjë dhe ne në RCC jemi gati të mbështesim me çdo nismë e aksion rajonal të nevojshëm, “shtoi Bregu.

Agjenda dixhitale e Ballkanit Perëndimor që RCC po mbështet, përmban shumë masa rajonale, në të gjithë komponentët e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) Common Regional Market Action Plan (CRM) siç janë aftësitë dixhitale të Ballkanit Perëndimor dhe Koalicioni i Punës, ndihmojë BP përgatitjet për 5G, sigurrimin e kalimit më të shpejtë, më të lirë dhe më të lehtë – transaksionet kufitare, përshpejtim të rrjedhës së lirë të të dhënave, lirinë e pestë e tregut të përbashkët, etj.

“Ballkani Perëndimor ka ndryshuar shumë. Edhe BE po ndryshon nga dita në ditë. Ndërsa ne ballafaqohemi me pyetjen: a është bashkëpunimi rajonal i mjaftueshëm për të bërë të mundur që ekonomitë dhe jeta jonë të ndryshojë për më mirë!? Ju e dini përgjigjen dhe mund ta thoni më zë të lartë: Nuk mjafton. Nuk mund të ketë sukses pa procesin e evropianizimit. Gjithashtu duhet t’ja kujtojmë vetes dhe të tjerëve se besnikëria ndaj sfidës sonë evropiane është dëshira për të komunikuar, për të bërë shaka, për të punuar së bashku, për të gjeneruar veprime dhe për të arritur rezultate konkrete. E vërteta jonë është suksesi ynë. Nuk ka asnjë humbës por vetëm fitues në gjithë këtë proces”- përfundoi Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, mori pjesë në panelin përmbyllës të nivelit të lartë të Samitit Dixhital, të Ballkanit Perëndimor, së bashku me Olivér Várhelyi, Komisioner i Zgjerimit të BE-së, Natasha Azzopardi- Muscat, Drejtoreshë e Sistemeve dhe Politikave Shëndetësore të Vendit, në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, Zdravko Krivokapić, Kryeministër i Malit të Zi dhe Tamara Srzentić, Ministrja malazeze e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias.

Samiti i 4 -të dixhital i Ballkanit Perëndimor është pritur nga Qeveria e Malit të Zi.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) e mbështeti këtë ngjarje, më të madhen dixhitale rajonale, për të katërtin vit radhazi. Samiti Dixhital, i Ballkanit Perëndimor (WBDS) po zhvillohet çdo vit, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal, për Ballkanin Perëndimor. Samiti i parë dixhital i Ballkanit Perëndimor u mbajt në Shkup në Prill 2018, i dyti u zhvillua në Beograd në 2019 ndërsa i treti në Tiranë, vitin e kaluar.

/a.r

Next Post
“Foltorja”/ Bejko: Berisha po bën një puç brenda PD, po mashtron anëtarësinë! Basha del së shpejti me një platformë

Shkarkimi nga Komisioni?! Bejko: Flamur Noka e provokoi Bashën me qëllim, Berisha po bën “grusht shteti”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
Regjistër për objektet në bashkëpronësi/ Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

A do ndërhyhet në ndarjen territoriale?/ Paskuqani, Mazniku: Të pyeten qytetarët. Duhen reforma të qenësishme

January 29, 2026
VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

January 29, 2026
DPT: Përllogaritja e kësteve të tatimit mbi të ardhurat njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Vjet mbi 20 mijë biznese të reja, kryeson Tirana me rreth 11.200 të tilla. Më pas vijnë Durrësi, Vlora e Fieri

January 29, 2026
Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal

January 29, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In