• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu për ngjarjen në Krujë: Gratë s’ja kanë borxh helmin makutërve të biznesit a pushtetit

by A R
31/05/2017 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në një fabrikë këpucësh, ku u helmuan 11 punonjëse gra.

“Mos i helmoni gratë” Kështu e titullon komentin e saj deputetja e PD-së Majlinda Bregu.

REAGIMI I PLOTË:

Të vjen para syve, që në pikë të mëngjesit, një lajm si ky i helmimit të 11 vajzave dhe grave, punëtore në një fabrikë këpucësh në fshatin Bubq të Fushë- Krujës, si për ta përplasur edhe njëherë, pamëshirë, një nga problemet më të mëdha: mungesën e sigurisë në vendet e punës. Shëndeti i vajzave dhe grave është vënë në rrezik nga substancat tretëse, që përdorka fabrika. Ato janë dërguar me urgjencë në spital sot në mëngjes. Me po kaq urgjencë, specialistët e fushës dhe autoritetet vendore duhet të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës.

Uroj që të shërohen sa më parë por pavarsisht kësaj helmi që i preku ndërsa ato punonin kokëulura për të kapur normën e ditës, s’duhet t’u dalë edhe aq lehtë njerëzve përgjegjës për çfarë ndodhi sot e rrezikon të përsëritet kudo ku mbizotëron makutëria e papërgjegjshmëria në rrobaqepsi, fabrika këpucësh apo sektorë të tjerë të biznesit fason dhe jo vetëm. Strukturat shtetërore bëjnë mirë ta lënë për një moment mënjanë fushatën elektorale dhe nisur edhe nga ky rast, të analizojnë të gjitha mundësitë që ofron ligji për t’u ofruar mbrojtje dhe kushte normale në ambjentet e punës për të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në to.

Kryeministri dhe gjithë banda e tij elektorale bëjnë mirë t’i lënë për një moment mënjanë premtimet e gënjeshtrat e mëdha, e sidomos ato lavdet e lajkat për gra e vajza të bukura, sepse më shumë se për këtë steriotip ato kanë nevojë për punë, shendet e siguri. Dhe shëndetin, në fakt, më shumë se për veten, gratë e duan për fëmijët e familjen, tek e cila kthehen gjithmonë për të shërbyer, sado të sfilitura qofshin. Gratë ndjehen vetë të bukura kur kanë gjithçka u duhet të kenë. Veç helmin s’ja kanë borxh makutërve të biznesit a pushtetit. /b.d

Next Post
Përmet/ Kumbaro: Brenda vitit nis rijetëzimi i shtëpive karakteristike me fond 71 mln USD

Përmet/ Kumbaro: Brenda vitit nis rijetëzimi i shtëpive karakteristike me fond 71 mln USD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In