• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu në Universitetin e Tetovës: Brezi i ri duhet të mendojë për zgjidhje, jo për hakmarrje

by A R
14/11/2025 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Tetovës, Majlinda Bregu, ish-sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, u ndal në rolin e arsimit, shkencës dhe mendimit kritik në një kohë transformimesh të mëdha teknologjike e shoqërore. “Arsimi e mbron lirinë më mirë se sa një ushtri”, citoi ajo Parashqevi Qiriazin, duke e përshkruar si “një nga thëniet më filozofike për natyrën e lirisë, pushtetit dhe dijes”.

Bregu theksoi se Universiteti i Tetovës është “vetë dëshmia e kësaj filozofie: ai u ngrit nga vullneti për dije, në kohë kur dija vetë ishte akt guximi”. Ajo i quajti universitetet “hapësira të të menduarit” dhe jo thjesht institucione akademike, duke shtuar se sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë jo për tituj apo shtrëngime duarsh, por për ide të guximshme, të menduara, edhe pse jo rrallëherë mund të duken si të papërshtatshme.

Në pjesën e dytë të fjalimit, Bregu analizoi me tone kritike ndikimin e inteligjencës artificiale dhe transformimeve teknologjike mbi shoqërinë. “Inteligjenca artificiale nuk është një xhungël kabllosh: është një produkt thellësisht shoqëror e kulturor. Ka marrë formën e vlerave, etikës, paragjykimeve, ideologjive dhe strukturave të pushtetit që përkrahin krijuesit e saj.”

Bregu ngriti pyetje thelbësore për sfidat e kohës: “Kur AI analizon sjellje dhe parashikon trende më shpejt se njeriu, çfarë mekanizmash ka në dorë një sociolog, antropolog, për të identifikuar, matur paragjykimet dhe diskriminimin algoritmik të modelit AI? Si i ndryshon AI raportet mes pushtetit, institucioneve dhe qytetarëve?”
Sipas Bregut tregu i punës po ndryshon rrënjësisht: “Në vitin 2030, me shumë gjasa nuk do të ketë më nevojë për asistentë administrativë, sekretarë, arkivistë, nënpunës ligjorë, shoferë, punonjës postarë. Gati të gjitha profesionet e reja do të bazohen në teknologjinë e informacionit”. Dhe pyetja që ngrihet ështw se a jemi të përgatitur për këtë përmbysje në tregun e punës, ku aftësitë, jo titujt apo diplomat, po bëhen monedha kryesore e ekonomisë moderne?.

Në vijim, Bregu foli për procesin e integrimit europian, duke e quajtur “një rrugë të gjatë me kthesa politike, bllokime të reja dhe zhgënjim”. “Të jemi të sinqertë. Kjo ‘epokë’ ka zgjatur më shumë se disa perandori. Për Ballkanin, nuk është më një fazë kalimtare. Është kthyer gati në një gjendje statike, në një botë që ndryshon çdo ditë,” tha ajo.
Bregu solli shembuj konkretë nga puna e saj në Procesin e Berlinit: “’Roam like at home’, marrëveshjet për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe njohjen e profesioneve janë ura të reja që përgatisin terrenin për integrimin europian të plotë. Europa nuk do të na pranojë si individë të ndarë, por si rajon që funksionon bashkë.”

Në përfundim të fjalës, Bregu u drejtua studentëve me një thirrje për reflektim dhe veprim:
“Ky brez i ri duhet të jetë brezi që sheh mundësi tek kriza dhe mendon për zgjidhje e jo hakmarrje. Shpopullimi nuk është triumf i lirisë së lëvizjes. Ju që doni të largoheni, nuk e bëni këtë sepse nuk doni vendin tuaj, por sepse nuk gjeni dot kuptim brenda tij.”

Ajo e mbylli me një mesazh të qartë për të ardhmen e Europës dhe rajonit:“Europa duhet të rilindë si fuqi që ndërton, jo si fuqi që rregullon. Duhet të rikthejë besimin e qytetarëve të saj, duke treguar se demokracia mund të jetë efikase, humane dhe e fortë njëkohësisht.”

Next Post
Operacioni “Triple” në Vlorë, tre të rinj nga Lushnja kapen me kokainë

Operacioni “Triple” në Vlorë, tre të rinj nga Lushnja kapen me kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com