• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bregu: Kontroll internetit

by
22/04/2015 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu mbetet e vendosur për t’i shkuar deri në fund, miratimit të një ligji që do të mund të kontrollojë komentet ofenduese dhe denigruese në portalet online.

E kontaktuar nga Javanews.al, deputetja Bregu sqaroi projektligjin e dorëzuar në Kuvend prej saj dhe siç u shpreh ajo që synon të mos publikohen ose të fshihen nga portalet online komentet denigruese që shkelin etikën.

“Projektligji është një iniciativë për të fshirë komentet që janë me natyrë denigruese, shkelin etikën, e kalojnë kriticizmin dhe që nuk kanë aspak lidhje me lajmin. Bëhet fjalë për ato komente që e kalojnë dozën normale të kriticizmit. Unë në fakt këtë e nisa për gratë dhe për ofendimet ndaj tyre në komentet online, për ta shtrirë më pas në të gjithë hapësirën online. Kjo në fakt nuk ka të bëjë me lajmin, por për të shmangur komentet denigruese të integritetit të personave. Ky është një ligj i domosdoshëm, pasi portalet online janë një fenomen i ri.” tha Bregu

Arsye tjetër sipas saj për domosdoshmërinë e një ligji të tillë për mediat online, buron edhe nga fakti se mbi mediat online nuk ka autoritet që të kontrollojë apo mbajë nën vazhgim. Lidhur me këtë aspekt ajo ka propozuar një ndryshim në Kodin Civil ose edhe një ligj të veçantë.

Për të diskutuar mbi këtë fenomen, që sipas saj është mjaft sensitiv, më datë 24 prill do të mbahet edhe një tryezë diskutimime të ftuar përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile.

“Arsyeja e dytë është se nuk ka një autoritet që të kontrollojë mediat online. Kemi AMA-n e cila faktikisht ka nën vëzhgim mediat audiovizuale por jo ato online. Ligji ka kaluar në Komision. Unë në fakt nuk e prisja por projektligji ka ngjallur mjaft debate. Në datën 24 në fakt do të ketë një tryezë ku të ftuar do të jenë përfaqësues të medias, shoqërisë civile si dhe pedagogë e profesorë. Unë kam propozuar ndryshim në kodin civil. Në fakt ky është një ligj sensitiv, një pjesë duan ta përkufizojnë si ndërhyrje në lirinë e medias por që në fakt nuk është aspak kështu. Do të ketë një diskutim, ndoshta mund të ketë edhe një ligj të veccantë, duke rregulluar përgjejgësitë dhe duke ia dhënë ato për shembull AKEP si dhe detyrimet që duhet të kenë portalet. Në këtë mënyrë është përgjegjësi e administratorit të portalit që të kujdeset për komentet dhe çdo informacion me karakter ofendues dhe denigrues.” u shpreh Bregu.
Projektligji i propozuar nga deputetja demokrate ka kaluar në Komisionin Parlamentar, ndërsa ka ngjallur mjaft debate.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Rama dhe Veliaj inagurojnë shkollën profesionale “Petro Sota” në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In