• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Koha për të vendosur një kosto për njerëzit që largohen nga vendi?

Sekretarja e Përgjithshme e RCC flet për kapitalin njerëzor dhe ikjen e trurit të të rinjve, në edicionin e ri të #TalkingPoint

by A R
30/11/2023 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ballkani Perëndimor renditet ndër disa prej ekonomive më të prekura nga ikja e trurit, me pritshmëri për të humbur rreth një milion të rinj në dekadën e ardhshme. Njerëzit që largohen nga rajoni jo vetëm që përbëjnë rrezik për disponueshmërinë e fuqisë punëtore, por gjithashtu janë kërcënim shtesë ndaj kujdesit shëndetësor dhe sistemeve të pensioneve në rajon. Nëse këto parashikime do të realizohen, Ballkani Perëndimor mund të bëhet shumë shpejt një rajon i plakur, duke na bërë të kemi nevojë të vazhdueshme për burime shtesë.

Në #TalkingPoint, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)Majlinda Bregu foli për kapitalin njerëzor dhe të gjitha pengesat që pasojnë prej ikjes masive të trurit të Ballkanit Perëndimor, duke hapur kështu një diskutim se çfarë mund të bëhet, në nivelin personal dhe atë institucional. Fillimi mund të jetë krijimi i një mendësie të re për migracionin, rishfrytëzimin e emigrimit, por edhe krijimi i politikave të reja kombëtare dhe rajonale rinore, të krijuara për të çmuar dhe vlerësuar edhe më shumë njerëzit e rinj dhe të aftë nga rajoni ynë.

“Numrat e vështirë s’është e lehtë të arrihen, por ja që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë ndër më të prekurat nga ikja e trurit. Sot, rreth një e pesta e popullsisë së lindur në Ballkanin Perëndimor jeton jashtë vendit. Në pesë vitet e fundit, popullsia në moshë pune në Ballkanin Perëndimor u zvogëlua me më shumë se 400.000 individë.

Ndërkohë që ka flukse në rritje të emigrantëve kudo, hapi dhe intensiteti i ikjes së trurit të të rinjve, e rendit rajonin tonë ndër kryesuesit e ikjes së trurit në botë, duke sjellë si pasojë parashikime të mundshme të humbjes në dekadat e ardhshme, nga një e katërta deri në gjysmën e qytetarëve tanë të rinj të aftë dhe të arsimuar.

Ne i dimë të gjithë faktorët që po nxisin ikjen e trurit të të rinjve. Që nga papunësia e lartë, varfëria, deri dhe tek përjashtimi prej mundësive. Ne i dimë gjithashtu edhe faktorët tërheqës, drejt Europës, është afërsia gjeografike por edhe politikat pritëse për emigrantët e aftë për punë nga vendet e BP-së, në disa vende anëtare të BE-së. Por unë dua ta shtroj këtë histori nën një këndvështrim tjetër.

Sa na kushton në të vërtetë kjo? A mund të vendoset një çmim për njerëzit që largohen nga rajoni? Në një farë mënyre, po, mundet. Mesatarisht, kostoja e arsimit të lartë për person varion nga mbi 18.000 euro në Shqipëri deri në 34.000 euro në Serbi. Në të njëjtën kohë, Bosnja dhe Hercegovina për shembull shpenzon më shumë se 50 milionë euro në vit për edukimin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë, disa prej të cilëve mund të përfundojnë duke punuar diku tjetër. A do të vazhdojë Ballkani Perëndimor të prodhojë fuqi punëtore falas për të tjerët, apo do të krijojmë një mjedis që të rinjtë tanë të zhvillohen në vendin e tyre?

Çfarë mendon rinia për të gjitha këto? Edicioni i sivjetshëm i Balkan Barometrit pyeti të rinjtë për fushat prioritare ku ata besojnë se qeveritë duhet të kushtojnë më shumë vëmendje. Mundësitë e punësimit u theksua nga 47% e tyre, 38% përmendën arsimin dhe 26% renditën sigurinë si prioritet kryesor. Barometri zbuloi gjithashtu se 70.6% e të anketuarve të moshës 18-25 vjeç mendojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Nëse këto synime realizohen, Ballkani Perëndimor mund të bëhet shumë shpejt një shoqëri e plakur.

Pra, çfarë mund të bëjmë? Rajoni ka nevojë për lëvizje të shpejtë, duke qëndruar më kembët në tokë. Disa mendojnë se krijimi i një narrative pozitive që do të ndryshonte nocionin e ikjes së trurit si një humbje kombëtare, vlerësimi i diasporës dhe ripërdorimi i emigrimit, mund të jetë një opsion i mirë. Ne mendojmë se një mjedis i favorshëm është i domosdoshëm, pasi njerëzit duan të jenë aty ku ndihen të vlerësuar dhe ku kanë kapacitetin e plotë për të ofruar vlerë. Kur njerëzit e kanë këtë, ata qëndrojnë”, tha Bregu.

Next Post
Dy barazimet e fundit u kushtojnë shumë kuqezinjve, FIFA publikon renditjen e re

Dy barazimet e fundit u kushtojnë shumë kuqezinjve, FIFA publikon renditjen e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In