• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Ja mesazhi që Rama i dha Metës me ndërrimin e 4 ministrave

by A R
18/03/2017 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, ku ka folur për protestën e opozitës në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë prej 1 muaji si dhe per zhvillimet dhe situatën politike në vend.

Bregu tha se ajo nuk ishte prezente në protestën e 18 shkurtit, pasi ishte me pune jashtë vendit, ndërsa e konsideroi si një ndër protestat me të mëdha të organizuar nga PD.

Sa i përket zgjedhjeve, Bregu tha nuk po zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR, ndërsa PD do mbrojë votën e lirë. Në lidhje me shkarkimet e 4 ministrave nga Rama, deputetja e PD tha se veprimi ishte një tentativë e PS për t’i treguar Ilir Metës se sa fort qeveris, ndërsa kjo e fundit t’i kthejë reston.

BISEDA:
1 muaj protestë tek bulevardi, si e keni parë deri tani?
Bregu: Në 18 shkurt unë nuk isha në Shqipëri, por pritshmëria ishte e madhe. Ishte një nga protestat më të mëdha të organizuar nga PD. Në momentin kur u ktheva pyetja apo shqetësimi ishte se çfarë do bënte PD. Nuk besoj se ka pasur ndonjë lajm që të ketë ndotur çadrën gjatë kësaj kohë. Është një qëndresë atipike në Shqipëri dhe paqësore…
Për çudi lakohej shumë emri juaj atë ditë, derisa ju reaguat se nuk ishit në Shqipëri, pse ka kaq kërshëri për ju?
Bregu: Unë nuk kam munguar asnjëherë në protestën e PD. Unë reagova pasi sot titujt janë më shuam bombastikë sesa tentojnë të zbërthejnë të vërtetën, por disa njerëz kërkojnë ta bëjnë më interesante një ngjarje. Unë nuk isha zhdukur, por isha në një vizitë punë.
A jeni ju përditë në çadër?
Bregu: Ka një organizim që ka ndarë strukturat dhe anëtarët për të siguruar prezencën tonë në çadër. Respektohet apo nuk respektohet orari, unë kam qenë edhe kur nuk jam në grafik. Unë kam sjellë edhe miq në çadër.
Duket më tepër sikur është vendosur thjesht një çadër, por ka edhe një mëdyshje për pjesëmarrjen. Ndërkohë PD kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sa e përgatitur është PD për zgjedhje?
Bregu: Kjo është një pyetje që mund ta kthesh në sensin e kundërt. Pra sa e përgatitur është Shqipëria për zgjedhje ku krimi dhe droga ndikon tek vota. Është hera e parë prej prej12 vitesh që rekomandimet e OSBE-ODHIR nuk zbatohen. PD do i dalë për zot votës se ajo nuk do vidhet. Unë nuk e shoh me vend që pyetja juaj drejtohet vetëm tek PD. Ka shumë këndvështrime. PD ka nevojë të rishohë pjesën e strukturave.

Next Post
Nikolla qetëson protestuesit maturantë: Nuk janë listat përfundimtare, ja si të veproni

Kritikat e Kryemadhit, Nikolla: Reformën e realizuam bashkë, edhe kreu i Kuvendit ka kontribut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In