• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: Ballkani mund të zhvillohet vetëm përmes integrimit ekonomik rajonal

by A R
20/02/2022 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bashkëorganizon me Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një event të nivelit të lartë mbi Ballkanin Perendimor

Mynih – “Integrimi evropian dhe bashkëpunimi transatlantik nuk duhet të jenë të shkëputura në Ballkanin Perëndimor. Është koha për të vënë në qendër të vëmendjes procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, përpara se të jetë shumë vonë. Kjo është qendra e gravitetit për të ardhmen e rajonit. Perspektiva evropiane është shtysa që e bën procesin e bashkëpunimit të dobishëm për të gjithë e për një kohë të gjatë. Rajoni ynë nuk është perfekt, por ne mund të nxjerrim më të mirën” tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ( RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e evenimentit “Mos u duk i shkëputur: Hartimi i një rruge për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”, të bashkëorganizuar me Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MCS), në Mynih.

“Potenciali rajonit për t’u zhvilluar, mund të arrihet vetëm përmes integrimit ekonomik rajonal. Ky është qëllimi kryesor i axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) që koordinon RCC. Zvarritjet a pengesat e ndeshura në këtë proces, kanë qenë për arsye politike dhe jo teknike. Integrimi ekonomik rajonal nuk është një proces i pavarur. Ai do të mbetet i copëzuar nëse nuk bëhet pjesë e rrugëtimit të përbashkët drejt anëtarësimit në BE, si dhe përfshirjes në politikat dhe tregun e përbashket të BE-së. BE-ja ka të gjitha mundësitë për të qenë aktori kryesor ndikues në rajon. Kjo pasi më shumë se 62% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mbështesin BE dhe për më tepër në vend të parë /“pole position” si investitori më i madh”, shtoi Bregu.

Aktiviteti mblodhi zyrtarë të lartë nga rajoni dhe BE: Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov; Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski; Kryeministri i Kosovës*, Albin Kurti; Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka; Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Goran Grlic Radman; Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar; Ministri gjerman i Shtetit, Tobias Lindner; Sekretari i Përgjithshëm në EEAS, Stefano Sannino; Kryetar i MSC, Ambasadori Wolfgang Ischinger; Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak; Senatorja e SHBA-së, Jeanne Shaheen; Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë i SHBA-së, Naz Durakoglu; dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BB-së, BE-së dhe Kongresit të SHBA-së. Veprimtaria u moderua nga Majda Ruge, Eksperte e Lartë në Këshillin Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë.

“Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një axhendë territoriale, por edhe transformuese. Të gjithë jemi dakord që zgjerimi nuk është një proces metodologjik, por politik dhe i tillë duhet të vazhdojë të mbetet. Tani është koha për të vepruar. Nëse kjo mundësi humbet, Ballkani Perëndimor rrezikon një tjetër dekadë të humbur të shënuar nga paqëndrueshmëri të reja. Nëse të rinjtë e aftë dhe të arsimuar nuk shohin një perspektivë evropiane në shtëpi, ata do të zgjedhin mundësitë për të emigruar dhe për të gjetur kushte më të mira jetese në BE”, përfundoi Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Bregu.

Më herët të shtunën Sekretarja e Përgjithshëm e RCC pati disa takime dypalëshe, në margjinat e MSC, me Ministren Gjermane të Shtetit, Anna Luhrmann; Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya; dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Next Post
Veliaj në Prezë: Mos e jepni votën për karriget e Saliut dhe Lulit

Veliaj në Prezë: Mos e jepni votën për karriget e Saliut dhe Lulit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com