• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu: 83% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor pajtohen me idenë se bashkëpunimi rajonal mund të ndihmojë në krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme

by Java News
18/11/2022 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Siguria e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë njësoj nën kërcënim, nga radikalizimi, ekstremizmi i dhunshëm, migrimi i parregullt, krimi i organizuar, korrupsioni, keqinformimi dhe sulmet kibernetike. Këto prioritete të përbashkëta kanë marrë një tjetër rëndësi nga lufta në Ukrainë, duke e bërë edhe më të qartë rolin e rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të kufijve lindorë të Evropës”, ​​tha dje Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Konferencës së 7-të Vjetore të Sigurisë “Jumbo”, që po zhvillohet në datat 17-18 nëntor në Romë.

Mr. Gambacurta, Zëvendësdrejtori i Sigurisë Publike i ngarkuar për Koordinimin dhe Planifikimin e Forcave Policore, si dhe Vincenzo Celeste, Drejtor i Përgjithshëm për Evropën dhe Politikën e Tregtisë Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, iu bashkuan Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në fjalën e hapjes. Konferenca u organizua nga RCC në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme Italiane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

“Dy në tre qytetarë të Ballkanit Perëndimor besojnë se lufta në Ukrainë përbën një rrezik për ekonominë e tyre. Kur u pyetën për efektin më të madh të luftës, ata veçojnë rënien ekonomike (77.3%) dhe sigurinë e ushqimit dhe gazit (62.6%) si shqetësimin kryesor. Një përqindje dërrmuese e qytetarëve të BP, 85.6% besojnë se lufta në Ukrainë e bën më urgjente investimin në energjinë e rinovueshme. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, shumica e të anketuarve të Ballkanit Perëndimor, 78% janë të shqetësuar për rritjen e fluksit të lajmeve të ndryshme të rreme, keqinformuese dhe propagandistike. Në të njëjtën kohë, 82.9% e njerëzve në BP janë të të njëjtit mendim se bashkëpunimi rajonal mund t’i ndihmojë ekonomitë e tyre për qëndrushmëri të mirë ekonomike për t’iu përgjigjur pasojave negative të luftës. Kjo është arsyeja pse të gjitha këto shqetësime madhore nuk do të jenë vetëm pjesë e axhendës së Konferencës së Sigurisë “Jumbo” të këtij viti, por do të vazhdojnë të zënë një vend të veçantë në axhendën e RCC në të ardhmen e afërt”, përfundoi Bregu.

Konferenca Vjetore e Sigurisë Jumbo po fokuson gjithnjë e më shumë vëmendjen e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë në rajonin tonë dhe po ndihmon gjithashtu në krijimin e lidhjeve thelbësore për koordinimin e përpjekjeve të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Objektivi kryesor i këtij edicioni të 7-të të ngjarjes është adresimi dhe përcaktimi i tendencave kryesore të sigurisë që lindën (ose do të jenë në të ardhmen e afërt) nga pasiguritë aktuale rajonale dhe evropiane dhe që do të formësojnë të ardhmen e sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

/s.f

Next Post
Protesta kundër traut në Parkun e Divjakës, nën hetim edhe kreu i PD Lushnjë, Eduart Sharka

Protesta kundër traut në Parkun e Divjakës, nën hetim edhe kreu i PD Lushnjë, Eduart Sharka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In