Edhe pse dëgjojmë më së shumti histori të shqiptarëve që largohen nga vendi, “Ora Verore” takoi në Vlorë një çift nga Brazili dhe Ukraina, që jetojnë në jugun e Shqipërisë tonë të bukur.
Ata kanë vetëm 3 vite që jetojnë në Shqipëri dhe e flasin gjuhën shqipe shumë mirë.
Për më tepër braziliania pohon se ndihet vlonjate në zemër, duke theksuar se vlonjatët nuk janë të frikshëm apo të egër.
“Jam nga Brazili, kam tre vite e gjysmë në Shqipëri. Kishim një mësues shumë të mirë në Tiranë, që na mësoi gjuhën.
Bashkëshorti im është nga Ukraina dhe flet shumë mirë shqip. Shqipëria është shumë e bukur.
Unë jetoj në Vlorë. Vlonjatët nuk janë të frikshëm, unë jam vlonjate në zemër.”