Mijëra brazilianë kanë dalë në rrugë për të protestuar në disa qytete dhe kërkuan nga Kongresi që të shkarkojë nga posti presidenten Dilma Rousseff shkaku i skandaleve të korrupsionit dhe rezultateve të dobëta ekonomike të qeverisë së saj.
Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë kryeqytetin, përcjell TV Arta.
Rreth 40 mijë persona kishin protestuar në Sao Paulo e demonstratat ishin organizuar nga grupet djathtiste. Por, pavarësisht protestave, procesi i shkarkimit të presidentes në Brazil tashmë ka filluar. Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, kundërshtar i madh i Rousseff, ka paraqitur më herët gjatë këtij muaji peticionin për shkarkimin e saj.
Ndërkohë diskutimin e kishte ndërprerë Gjykata Supreme që po shqyrton disa çështje lidhur më formimin e komisionit për diskutim