Kombëtarja e Brazilit e ka shkatërruar kombëtaren e Uruguait me rezultat të përgjithshëm 1-4
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi brazilian Paulinho, i cili ka shënuar hat – trik (18, 52 dhe 90), ndërkaq një gol tjetër e ka shënuar edhe Neymar në minutën e 75.Uruguai kaluan të parët në epërsi në minutën e tëtë të ndeshjes ku Edinson Cavani shënoi nga pika e bardhë.
Në kualifikimet për Botërorin Rusia 2018, më së miri punët i ka Brazili që me këtë fitore arrin në kuotën e 30 pikëve, 7 më shumë se Uruguai që gjendet në pozitën e dytë, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)










