Një episod i rëndë dhune ndaj gazetarëve është shënuar në Brazil. Një reporter radiofonik, Gleydson Carvalho, u vra gjatë kohës që ishte në transmetim direkt. Ngjarja e rëndë ndodhi në Camocim, lokalitet në berilindje të Ceara. Nga të dhënat e para hetimore, mësohet se dy burra të armatosur hynë në studiot e “Radio Liberdade FM”, gjatë kohës që Carvalho ishte në transmetim.
Pasi i thanë sekretares se donin të paguanin një lajmërim publicitar, e bllokuan gruan dhe e qëlluan disa herë me të shtëna gazetarin.