• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brazil/Bebe Rexha merr në skenë fansin “e çmendur” që nuk iu nda edhe pas ndërhyrjes së sigurimit

by Java News
28/09/2019 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers, në dy kontinentet amerikane.

Së fundmi, ajo ka performuar në Rio de Janiero të Brazilit, para mijëra fansave latinë. Teksa iu afrua publikut për të përjetuar nga afër emocionet e fansave, diçka shumë e veçantë i ndodhi këngëtares shqiptare, e cila duket se po pritej me plot entuziazëm nga një fans.

Një djalë i cili ndodhej në audiencë nuk e përmbajti dot veten kur Bebe Rexha u afrua pranë tij me mikrofon, duke tentuar kështu t’i kalojë rrethojat e vendosura para skenës, vetëm për ta takuar 30-vjeçaren.

“Të dua shumë”, ishin ndër fjalët që fansi i përsëriste më shpesh artistes Rexha.

E emocionuar nga kjo gjë, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Madhe, i tha sigurimit se çdo gjë është në rregull dhe mund ta merrte me vete. Ajo ka sjell për miliona ndjekësit e saj në Instagram një video nga ky moment i veçantë, kur më pas e merr fansin me vete dhe ngjitet në skenën bashkë me të.

Në ato çaste, Bebe Rexha nis të interpretojë hitin e saj “Say my name”, teksa simpatizanti i saj fillon dhe vallëzon dhe ulet në gjunjë.

“I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil”, ka shkruar në mbishkrimin e videos në Instagram, këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht. (BW)

Next Post
Media e Beogradit i bën elozhe Bekim Fehmiut: Jugosllavi më bukurosh, artisti me famë botërore

Sigurimi për Bekim Fehmiun: Adhuronte Titon dhe donte të takonte Enver Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com