Qeveria e Serbisë ka zgjedhur pak ditë më parë Bratislav Gashin si drejtor të Agjencisë informative të Sigurisë (Bezbednosna-informativna agencije -BIA), njoftojnë medie të Beogradit.
Gashiç është zgjedhur në këtë post në mbledhjen e Qeverisë të cilën për herë të fundit si kryetar e ka udhëhequr Aleksandar Vuçiç i cili të mërkurën e merr postin e presidentit të Serbisë, transmeton Koha.net. Bratislav Gashiç ka qenë edhe ministër serb i Mbrojtjes. (b.an)