• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brataj: Po shkojmë drejt përmirësimit, njerëzit duhet t’i drejtohen spitalit

by Ardit Rada
04/03/2021 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se situata me koronavirusin në vend po shkon drejt përmirësimit, pasi sipas tij, ka pasur rënie të shifrave në ditët e para të marsit.

Mes të tjerash, Brataj foli dhe për pacientët që kurohen në shtëpi dhe nuk pranojnë të shtrohen në spital, duke iu thënë se nëse gjendja e tyre përkeqësohet, duhet t’i drejtohen spitalit. Sipas tij, nuk është e rëndësishme që pacientit t’i vihen dy apo më shumë bombola oksigjeni në shtëpi, por ka shumë rëndësi mënyra se si jepet oksigjeni.

Pjesë nga intervista:

Qëndrojmë te situata e Covid-it…

Situata për fat të mirë është e qëndrueshme, që nuk ka rritje të numrave, përkundrazi ka ulje të lehtë. Sot numri i shtrimeve në spital ka zbritur te 600. Sido që vjen situata, që nuk ka pse i fshihet politikanëve, analistëve, specialistëve, etj, një pacient që përkeqësohet në shtëpi, vjen gjithmonë drejt spitalit. Ndodh shumë që vijnë vonë në spital.

Po rasti i të resë nga Berati, që humbi jetën te “Shefqet Ndroqi”…

Ato që janë të vendosur të vazhdojnë në shtëpi, se fillimi i sëmundjes është mirë, por duke u monitoruar nga mjeku i familjes apo një mjek privat, nuk duhet të insistojnë për të ardhur në spital. Ne shkojmë shpesh tek i njëjti pacient, që nuk do të vijë në spital, por gjendja e tij përkeqësohet dhe na telefonon. Ne nuk e detyrojmë dot të shtrohet. Personi është koshient. Nëse e shikojnë që ka rënë poshtë 90 oksigjeni, duhet të kenë kujdes, duhet të shkojnë drejt spitalit, i kemi burimet. Shtretër ka, burimet janë, aparaturat janë, pse duhet të rrezikojmë jetën në shtëpi. Nuk ka sistem perfekt, por nuk duhet të përgjithësohet.

Sa kurohen në shtëpi?

Në bazë të përllogaritjeve, janë 7 mijë të sëmurë, nga të cilët te 5 mijë apo pak më shumë janë forma të lehta dhe e kalojnë për një javë. Ka dhe nga ata që janë asimptomatikë, që s’kanë pasur shenja. Nëse ne bëjmë 500 vizita në ditë, 70-100 janë refuzime, që nuk duan të vijnë në spital. Ata në shtëpi thonë se ja gjeta dy bombola oksigjeni, por nuk është se sa burime ke, por në çfarë forme ja jep. Nëse e ke në shtëpi ti jepi edhe 10 bombola oksigjeni, përkundrazi ai të hidhet në erë. Nëse dimeri është i rritur, sidomos në moshat e rritur e me sëmundje, merret, ta bëjë pacienti për një javë nën lëkurë. Por kohët e fundit për protokollet e trajtimit është, në ditët e para kur kanë shenja, përdorim antiflamatorët. Nëse nuk i mjafton paracetamoli për t’i ulur temperaturën, mund të përdorë ibuprofen, advil, etj. që të heqin dhimbjen dhe kanë efekt si aspirina. Nëse sëmundja të agravon pas një jave, e ke të përgatitur situatën për gjendjen më të rëndë. Mos të përdorin antibiotikë, se po e shkatërrojnë shëndetin.

Kur do të bëhet vlerësimi nga Komiteti i Ekspertëve?

Mbledhja bëhet cdo dy javë, monitorohen të dhënat, vlerësohen si është incidenca. Ne pamë që pati rënie të shifrave dhe lamë në fuqi masat, që ishin me mbylljen në orën 20:00, sepse dhanë rezultat. Nëse masat nuk mjafton dhe kushtet përkeqësohen drejt një kolapsi, unë e them si profesionist, që duhen shtrënguar masat. Por ne do të qëndrojmë me këto kushte./a.p

Next Post
Video epike, Albin Kurti ngatërron Lulzim Bashën me Nard Ndokën: U takova me kryetarin e PDK…

Video epike, Albin Kurti ngatërron Lulzim Bashën me Nard Ndokën: U takova me kryetarin e PDK...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Pasqyra dhe floriri

September 3, 2026
Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

September 3, 2026
Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

September 3, 2026

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com