• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brataj: Një pacient i shtruar në spital na kushton 500 euro në ditë! S’kemi arritur ende 70% imunizimin, Covid-i po pëson ‘vdekje klinike’

by Java News
13/10/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pacient i shtruar në spitalet COVID në vendin tonë i kushton shtetit rreth 500 euro në ditë. Duke përllogaritur që në rastet e rënda, pacienti qëndron mbi 20 ditë në spital, atëherë kjo kosto shkon drejt 10 mijë euro, vetëm për një pacient.

Nëpërmjet kësaj llogarie, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se është e mjaftueshme për të kuptuar se përse është bërë vaksina me detyrim, pasi mes këtyre refuzimeve nga individë të caktuar, shteti e ka për detyrë të mbrojë shëndetin e qytetarëve,  për të mos shkuar më pas vendi në një kolaps, ku askujt të mund të mos i jepet një ndihmë.

“E dini sa i kushton shtetit një pacient i shtuar? 500 euro në ditë, një person i formës së rëndë kalon 20 ditë, bëjini llogaritë vetë.  Kush përgjigjet është shtetit”, tha Brataj.

Në studion e Report Tv, Brataj tha se vendi ynë akoma nuk ka arritur deri në masën e 70% të imunizimit të popullsisë, e ndërsa dha një lajm të mirë se COVID-i po pëson një vdekje klinike. Tregues për këtë është edhe fakti që aktualisht po dominon varianti Delta, dhe nuk po del një variant tjetër më i fortë për ta thyer.

“Akoma nuk kemi kapur 70% të imunizimit të popullsisë, virusi po shkon drejt vdekjes klinike, fakti që po predominon Delta tregon se nuk po del një mutacion më i fuqishëm se ky variant, vetë natyra e virusit që ka për natyrë ndryshimit, po shkon drejt vdekjes klinike”, tha ai.

Brataj ka komentuar edhe grumbullimin e 22 mijë tifozëve në stadium, ku tha se duhej të ishte kërkuar maska me detyrim në hyrje, në një kohë që ruajtja e distancës ishte e pamundur. Një gjë e tillë, tha Brataj, do të ketë pasojë në rritjen e rasteve me COVID, por shtoi se faji nuk është vetëm i organizatorëve, por edhe i vetë qytetarëve që kanë një përgjegjësi individuale.

“Numri i tifozëve dhe afërsia ndikojnë shumë në përhapjen e infeksionit, organizatorët të përgjigjen, prevalon shumë herë ndjenja kombëtare dhe ju kujtohet shumë mirë që shumë shtete e bënë Europianin me kapacitet të plotë dhe e patën efektin në rritje të të infektueave, s’duhet të tregojmë se kush e ka fajin, se të gjithë ata qytetarë e dinë që kush e ka faji. S’ke pse lë aq njerëz kur në fuqi rregullat janë në 30% e kapacitetit.  Duhet të ishte kërkuar maska me ngulm, tek tuk kishte maska, por jo në masën e madhe. Pas 2 -3 javësh duhet të shikojmë rastet”, përfundoi Brataj.

Next Post
“Po ju thurin një plan që të bini brenda”/ Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi

“Po ju thurin një plan që të bini brenda”/ Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In