Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur se mbajtja e maska është e nevojshme pasi ul përhapjen e koronavirusit.
Në një intervistë në ‘news24’, Brataj është shprehur se spërklat janë rruga kryesore e transmetimit me virus ndaj dhe maska ndihmon në 50% për tu mbrojtur.
Ndër të tjera ai është shprehur se ambientet e mbyllura duhet të ajrosen çdo 15 minuta dhe se baret e restorantet duhet të përshtaten rregullave.
“E kemi thënë se maska është ndër të vetmet masa mbrojtëse që ka efikasitet. Maska ul shpërndarjen e infeksionit. Maska nuk e mbron 100 për qind kuptohet, por është ndër më të mirat. Maska, por edhe distanca sociale dhe higjiena personale. Në restorante dhe bare është vënë kufizimi se tavolinat duhet të jenë gati 2 metra larg.
Edhe për ambjentet e brendshme, nëse aty zë 100 veta, unë fus 20 njerëz, duke respektuar distancën sociale dhe higjienën. Bizneset janë të detyruar që të përdorin protokollet. Maska kontrollon situatën shëndetësore, që numrat mos tejkalojnë shumë. Ambjentet e mbyllura të ajrosen çdo 15 minuta.
Përdorimi i maskave na bën që të luftojmë koronavirusin, që t’ja bëjmë jetën atij të pamundur, siç na e në ai ne jetën të pamundur. Hunda dhe goja janë porta e hyrjes për virusin. Pikërisht hunda e goja janë portat e hyrjes.
Ata duhet të mbrohen. Kushtet e vjeshtës dhe të dimrit janë dis-favorizuese për ne. Takimi me pjesën e grushtit është më pak transmetuese, është mënyrë që ka mundësi më pak që virusi të mund të merret. Virusi nuk transmetohet përmes veshjeve”, tha Brataj.
/e.rr










