• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brataj, i ashpër ndaj teorive konspirative: Ti që nuk beson se ka viktima nga Covid-19…

by A R
06/07/2020 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar me tone të ashpra kundër atyre që ai thotë se hiqen si “gjithollogë” dhe besojnë se dinë gjithçka duke hedhur lart e poshtë nëpër komente e deklarata apo teori konspirative që virusi nuk ekziston dhe se viktimat prej tij janë të sajuara.

Brataj i cilëson ata “fals” dhe “pa dashuri për veten e familjen e tyre”, pasi me sjelljen e papërgjegjshme po rrezikojnë të gjithë shoqërinë.

“Ju lutem mos shkaktoni më konfuzion! Koronavirusi ekziston, infekton, sëmur, Koronavirusi mer jetë. Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja”, shkruan Brataj.

Gjithashtu Brataj kërkon që mjekët të lihen të bëjnë punë e tyre dhe të shpëtojnë jetë njerëzish, pasi koronavirusi është real, infekton dhe vret.

Shefi i Urgjencës bëri thirrje që të gjithë të ndjekin 5 rregullat e higjienës dhe mbrojtjes ndaj këtij virusi që ka mbi 6 muaj që ‘po gjunjëzon’ mbarë njerëzimin.

Postimi i plotë i Skënder Brataj:

Sa herë dëgjojmë që çudia më e madhe zgjat tre ditë! Çudi! Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin! Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marrë shumë njerëz në vorbullën e tij. Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrë që fshihen në profile false !

Çudia je ti!

Ti që shan në çdo koment

Ti që edukatë nuk ke

Ti që familjen tënde nuk respekton

Ti që fëmijët e tu nuk i edukon

Ti që nuk beson

Ti që përfiton

Ti që i di te gjitha

Ti që nuk do të mbash maskë

Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë!

Ti që nuk beson se ka viktima nga koronavirusi!

Ti që do pushtet

Ti që do fitim

Ti që do liri pa kufizim

Ti që mendon se paguan taksat i vetëm

Ti që proteston

Ti që mendon se çipin do të venë

Ti që virusin shpërndan

Ti që Covid shkakton

Ti që je fshehur pas një profili FALLCO!

Ju lutem mos shkaktoni më konfuzion!!

Koronavirusi ekziston

Koronavirusi infekton

Koronavirusi sëmur

Koronavirusi mer jetë

Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja

Ju lutem

Na lini të shpëtojmë jetë njerëzish

Na jepni kohë të mposhtim virusin

Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët

Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!!

Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme:

Doni një titull, studioni dhe merrni një diplomë.

Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën.

Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirëfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese.

Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1.

Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfarë të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon!

Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni!

POR MOS MENDONI SE JENI TË PA PREKSHËM, KARAKTERIN TUAJ DO TË MARIN FËMIJËT TUAJ, FRUSTACIONET TUAJA DO TI BËJNË PASURI TË TYRE PËR GJITHË JETËN, KY DO TË JETË INVESTIMI I JETËS JUAJ, KY DO TË JETË SHPËRBLIMI I JETËS SUAJ!

Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti nuk i shkakton dot ÇUDI!

Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu!

Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla:

Mbaj maskën në ambientet e mbyllura

Mbaj distancën 1.5 metër

Zbato rregullat e higjienës

Mos lejo të tjerët t’i shkelin këto rregulla

Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!

Ju lutem

Next Post
Plenkoviç fiton sërish shumicën në Kroaci, mund të bëjë koalicion me euroskeptikët

Plenkoviç fiton sërish shumicën në Kroaci, mund të bëjë koalicion me euroskeptikët

Comments 2

  1. Jeta says:
    6 years ago

    Bravo Doktor, respekt!

    Reply
  2. Agron says:
    6 years ago

    Respekte Dr.Brataj.

    Reply

Leave a Reply to Agron Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In