• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktisja e ideologjisë nga tandemi PS-PD

by Ben Andoni
07/02/2024 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sapo flitet për ideologji, njerëzit jo rrallë rrudhin buzët dhe, në kokë u shkëlqejnë dy llambushka: E Majtë dhe e Djathtë! Këtu mbyllet edhe diskutimi ideologjik mes përkrahësve të PD-së dhe PS-së, politikanëve të dy anëve dhe akuzat mes njëra-tjetrës. Klishetë: E Majta e lidhur dhe me rrënjët te Socializmi i para ‘90. E Djathta e lidhur me persekutimin dhe klasat e shpronësuara dikur. Ka një të vërtetë në të gjithën këtë, pasi formimi dhe përdorimi ideologjik më së shumti u bë gjatë kohës së pasluftës. Duke u kthyer në kohën tonë: zgjedhjet po afrohen, me shumë gjasë me një Kod Zgjedhor jo shumë të rregulluar, e para prej përçarjes së pa princip të PD-së dhe, e dyta prej rezistencës së PS-së, të shkojë me një Produkt Zgjedhor, që i përshtatet. Ajo që mbetet dhe përplasja PD (L) dhe PD (R) s’paraqet më asgjë. Paradoksi është se, ndërsa zgjedhjet e vitit 2025 po afrohen ngadalë javë pas jave, duket se asgjë nuk ndryshon.

Nuk na duhet ideologjia dhe çfarë është kjo?!-e dëgjon shpesh e më shpesh. Maxhoranca dhe Opozita thjesht ndryshojnë rekuizitën dhe në fund kryetarët vendosin ata ligjvënës, që do të vazhdojnë këtë status quo. Radhë herë kemi tema: Si është përshtatur ideologjia e të Majtës apo çfarë duhet të vlerësojmë te opozita e sotme për ideologjinë. Por, koncepti i kësaj të fundit, në kohën ku po jetojmë dhe ku Lufta Botërore mbase nuk është aq e shpejtë, por jo më e pamundur merr një kuptim të madh. Ideologjia përfshin një lloj variabli standart sociologjik, që bashkon apo ndan njerëzit, ashtu si gjinia, klasa, raca, kombi e disa elementë të tjerë. Por forca e saj nuk është vetëm kaq, pasi jo rrallë individi në vetvete mund të jetë i ndikuar nga ideologji, për të cilat është i paqartë edhe vetë. Këtu mund të kuptosh edhe pse rrjedhin pasoja të ndryshme nga qasja me ideologjitë, që çdo individ i percepton sipas mënyrës së tij, kuptohet që për oportunitet duke përshfaqur në shoqëri ngjyresa të një partie të caktuar.

De Tracys, njeriu që i dha qytetari konceptit ideologji, përcaktoi katër faktorë, të cilët e definojnë konceptin “ideologji”: Sistemi i shpjegimit të botës,\Programi i veprimit,\Veprimi publik për realizimin e programit,\ dhe Manifestimi i rolit të posaçëm të individit. Po t’i kuptosh saktë këto faktorë, arsyeton qartë se cila nga dy partitë tona kryesore i ka bërë të qarta ato për individin shqiptar. Në fakt, diskutimi i sotëm mbetet tek e Majta dhe e Djathta, por ndërsa sot nga teoricienët besohet se ndarja ka karakteristikat e vendeve nga vjen, ndryshe ndodh tek ne, që ndarja trajtohet në formën klasike shqiptare: Trashëgimia e Partisë së Punës tek PS; dhe konglomerati i akteve dhe veprimeve politike, që lidhen me persekutimin dhe ish-pronarët, që i merr PD-ja. Në fakt, dëshmi të kohës dhe protagonistë të ndryshëm (si ish-presidenti Topi) kanë përcjell faktin se ideologjia s’është element aq i përfillshim në rastin shqiptar, kurse partitë kryesorë në vitin ’90 u projektuan nga regjimi i shkuar!!

Në një rrafsh më kanonik: qëndrimi ndaj individit, lirisë, pronës, barazisë, progresit, shpenzimeve publike, mjedisit, apo rolit të shtetit në këtë, taksimi, korporatizimit, sigurimi shoqëror, problemit të grave janë disa elementë që e ndajnë kuptimin e ideologjisë.

Individi shqiptar ka qenë i rrethuar prej këtyre koncepteve, ashtu si çdo individ i shoqërive të tjera. I vetmi dallim ka qenë raporti i tij me këto koncepte dhe mundësia e tij për të ndikuar përmes shtetit që ka ndërtuar ndër vite. Të ndërthurura përmes shprehjes së politikave ato i kanë ardhur individit shqiptar dhe i kërkuan përfshirjen për të ndikuar apo për t’u kultivuar. A ka pasur mundësi individi shqiptar të kuptojë dhe të përshtasë ideologjinë e tij?! Mënyra sesi është konceptuar liria, sidomos në Demokraci; si është ndarë prona (Ligji 7501) dhe shpërfytyruar; si janë ndarë të mirat publike (Koncensionet); kanë treguar se ideologjia politike nën dy partitë kryesorë nuk ia ka vlejtur shumë. Ashtu, si shtresëzimin e ideologjisë që e ka marrë prej familjes dhe edukimit aty; përçimi dhe zënia vend e asaj, që është projektuar nga mësuesit; ndikimi i ardhur prej religjionit dhe politikës; shtuar në formë më skajore prej elementëve të tjerë si media dhe kultura e përgjithshme popullore nuk ka zënë aq vend, për të mos thënë ka dhënë impakt tjetër. Duke parë ngarendjen e shumë individëve më të afërt me politikën e momentit dhe përfitimet e tyre sa-hap-e-mbyll-sytë, qoftë edhe pa elementë ideologjikë (mirëfilli si pragmatistë) dhe pastaj benefitet e tyre të pamerituara, ky shtresëzim ideologjie që përmendën më sipër është bjerrur. Është pikërisht ajo dilemë e frikshme, që neve na shpaloset para syve si një e tërë: Si ta shpjegojmë botën e pakuptueshme para nesh, që po na imponohet me “të papriturat”, si Covid dhe Luftrat, por edhe atë më të prekshme: pse një vend aq i pasur i ka njerëzit e vet aq të varfër?! Këtu është edhe sfida e mbetur e shqiptarit të sotëm për të formuar një ideologji të tij, që para se të jetë e Majtë apo e Djathtë, duhet të jetë e tillë, që t’i japë një vend në shoqëri nga ku mund të përcaktojë ekzistencën dhe mirëqenien.

Në politikë, kur shikon luftën që bëhet për fraksionet, atëherë kupton pse është e vështirë në parti të ndryshme të ketë ndarje identitare të tilla. Kjo është edhe e vërteta, që sot thuhet nuk ka më ideologji, pasi njerëzit më shumë po jepen pas besimeve të ndryshme, kurse media po luan rolin e madh të ç’ideologjizimit. Në një farë mënyre kjo amulli idesh po i heq publikut dhe individit në veçanti atë pushtet, që e ka kur përqafon një ideologji. Kjo sot po nëpërkëmbet sepse janë politikanët që mund të diktojnë dhe paradoksalisht në Shqipëri po bëjnë atë që e bëri indirekt regjimi me mjetet e atëhershme të propagandës: përçimin e gjërave që donte vetëm ajo.

Kjo është arsyeja pse duhet ideologjia, që kur ua përmend partive rrudhen. Tek e fundit: tek ideologjia e merr përgjigjen racionale, por atë që nuk e merr gjetkë. Ose më thjesht akoma: ideologjia e thjeshtëzon botën për t’u kuptuar nga njerëzit. Ndaj, tek ne tallen me ideologjinë dhe thonë që është term i tejkaluar. Po ky nuk është rasti i PS dhe PD, që tashmë ideologjinë e kanë një mburojë për të përjetësuar pushtetin e dy grupimeve, që nuk i përfaqësojnë më shqiptarët. Shkrimtari Selman Ruzhdie e thoshte edhe më qartë: “Duhet të konkludojmë se nuk është vetëm një ideologji e veçantë politike që ka dështuar, por ideja se burrat dhe gratë e sotëm mund të arrijnë e ta përcaktojnë ndonjëherë veten në terma që i përjashtojnë nevojat e tyre shpirtërore”. Po çfarë ideologjie kemi pra, ne shqiptarët?! (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
Skandali seksual/ SPAK dërgon për gjykim Safet Gjicin, ja sa vite burg rrezikon

Safet Gjici i kërkon falje familjes: Më ngritën kurth. Jam sëmurë më nxirreni nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In