• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Braktisja e artizanëve/ Historia e Ahmet Lilës, mjeshtri durrsak i anijeve prej druri që s’ia blejnë më punët

by Java News
20/11/2021 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ahmet Lila është një ndër mjeshtrit artizanë më të njohur në Durrës. Ai gdhend anijet prej druri, ndërsa me shqetësim shprehet se ky profesion po shkon drejt zhdukjes pasi punimet artizane nuk gjejnë treg.

DURRËS– Mes fluksit të zhvillimit të një qyteti të madh bregdetar si Durrësi, shpesh disa asete mbeten aty për të na kujtuar se tradita vazhdon. Një prej tyre është Ahmet Lila, të cilin e gjejmë në pragun e shtëpisë së tij duke punuar me anijet prej druri.

Në qytet të gjithë e njohin mjeshtrin artizan, që me duart e arta i jep formë drurit duke realizuar prej më shumë se 50 vitesh me qindra anije të formave dhe përmasave të ndryshme.

 “ Kam qenë në moshën 7-8 vjeç merrnim lëvozhga pishe edhe i gdhendshim nga brenda dhe luanim në ujë me to. Kur mbusha 16 -17 vjeç fillova të bëja anijet tona tregtare të asaj kohe si “Sazani”, “Butrinti”, “Durrësi” , tregon ai.

Mjaft i apasionuar, Lila punon pa ndërprerje dhe rrëfen historinë e një jete e cila mund ta ketë futur në çdo qorrsokak, por që kurrë nuk e largoi atë nga gdhendia e anijeve me vela.

“Dhunti e Allahut, nga asnjëri nuk e kam mësuar. Të gjitha i kam bërë me forcat e mia duke blerë material. Por, ishte kënaqësia që arrita të bëj anije me vela të çdo lloj modeli. Kam bërë anijet edhe të Kolombos”, shprehet Lila.

Vitet e fundit gjendja ekonomike ka ardhur duke u vështirësuar gjithnjë e më shumë dhe kjo ka ndikuar pashmangshmërisht në zanatin e Lilës. Madje po mendon ta lërë punën, sepse anijet prej druri nuk shiten.

 “Nuk ka kërkesë se ka rënë punë. Ja kjo është shife, aty janë dy copë që i kam në shtëpi por nuk ka shitje. Ishallah po na hapet ndonjë variant tjetër pune që të punoj e të mbaj familjen se më të pension që marr unë, nuk del as për pension dhe drita, as ha dot me të”, tha Lila.

Dy anije kanë mbetur në shtëpinë e rrënuar të artizanit durrsak, Ahmet Lila dhe stina e dimrit nuk është më e favorshmja për shitjen e tyre, pasi turistët e huaj rrallohen. Vitet e para të demokracisë kanë qenë më frytdhënëset për Lilën, pasi siç kujton një verë arriti të shiste plot 100 të tilla, ndërsa tani interesi për punimet artistike artizanale është në rënie….

Shqiptarja.com

Next Post
Rama bën batuta me qytetarët: “Leja gruas çelsin njëherë përpara, se ju demokratët e keni të keqe këtë punë…”

Rama bën batuta me qytetarët: “Leja gruas çelsin njëherë përpara, se ju demokratët e keni të keqe këtë punë…”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In