• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Braktisi gruan për Xhuljetën, ajo e tradhtoi”, flet vëllai i Xhaferrit

by A R
09/06/2018 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim i kryer gjatë stresit të pasionit, pa mundësi reflektimi, ka tronditur mëngjesin e djeshëm kryeqytetin. Një 31-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vajzën që donte dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg kishës së Don Boskos, ku Xhaferr Mata ka vrarë me dy plumba pistolete ish të dashurën, 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas ka qëlluar edhe veten, duke ndërruar jetë një orë më vonë në spital.

31-vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier i është afruar vajzës teksa ecte në zonën e “Don Boskos” dhe sipas dëshmitarëve okular, përpara se djali të kryente aktin makabër, ka debatuar me 19-vjeçaren. Pas sherrit, i cili mësohet të ketë zgjatur pak sekonda vajza ka tentuar të largohet, por Mata ka qëlluar me pistoletë dy herë drejt Xhuljetës, duke e lënë të vdekur. Dyshohet se mes 31-vjeçarit dhe Xhuljeta Çunit ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e Xhafer Matës.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar për “Gazeta Shqiptare”, vëllai i autorit. I tronditur për gjithçka kish ndodhur, ai tregon me dhimbje se ngjarja e rëndë ishte ende e pabesueshme për të. “Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç, – shpreh për ‘GSH’ vëllai i Xhaferr Matës. I pyetur se çdo të ndodhë me djalin e mitur ai u shpreh me lot në sy se fëmijën do ta rriste familja e Xhaferit. “Djali jeton me ne, kur u divorcua më gruan, fëmijën e mbajti Xhaferri. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”,-u shpreh me dhimbje vëllai i 31-vjeçarit. Një i afërm, i cili ndodhej në banesën e autorit tregon për të shkuarën e Xhaferit. “U divorcua në dhjetor nga gruaja, mësuam se kishte një lidhje dashurie me 19-vjeçaren. Jemi të pushtuar nga dhimbja me tragjedinë që ndodhi, akoma nuk mund ta besojmë. Ishim në dijeni që Xhaferri e donte vajzën. Ishte shumë i qetë, punëtor dhe aspak problematik. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi”,-u shpreh një i afërm i Xhaferit./GSH.al

Next Post
“Rusia po përdor Ballkanin”, politologët amerikanë: Gabuam që u larguam nga rajoni!

"Rusia po përdor Ballkanin", politologët amerikanë: Gabuam që u larguam nga rajoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In