• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktisi bashkëshortin me dy fëmijët e mitur për të dashurin, 23-vjeçarja: Mora atë që desha, s’dua t’ia di as për fëmijët e as për nënën

by Java News
15/03/2022 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetesë me shtetasin M.L në zonën e Laprakës.

Ajo humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur.

Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L, ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil. Denoncimi i nënës në emisionin ’Pa Gjurmë’ për zhdukjen e së resë shtyu M.L t’i drejtohet komisariatit nr: 3 për të deklaruar gjithçka.

Në pyetje nga policia për 5 orë radhazi u mor edhe Esmeralda. Stafi i programit e priti në ambjentet e jashtme, ku të pranishëm ishin bashkëjetuesi dhe prindërit e tij. Pas dëshmisë së dhënë para uniformave blu 22-vjeçarja shfaqi shenja irritimi, duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetares. Ajo refuzoi kategorisht të takohet me dy vajzën 2 vjeçe dhe djalin 4 vjeç, si dhe me nënën e saj, duke thënë se jetonte e lumtur me djalin që dashuron.

Një vit pa u parë me familjarët, që prej ditës kur humbi gjurmët, Esmeralda nxiton të largohet edhe kësaj here. Në nxitim e sipër për të ikur ajo nuk dëshiron të komentojë asgjë për vendimin e saj.

Esmeralda: Unë këtë njeri desha dhe këtë mora. Hajd, kështu i thoni edhe nënës time

Gazetarja: Nëna juaj ka një vit që nuk flet me ju

Esmeralda: Nuk dua t’ja di ku jam apo ku s’jam

Gazetarja: Nuk do që ta kontaktosh nënën?

Esmeralda: Jo

Gazetarja: Do që të vish nesër ta takosh, atë edhe vajzën, dy fëmijët

M.L: S’do takosha asnjë

Esmeralda: Asnjëri nuk do takoj

Gazetarja: Po nuk të ka marrë malli për fëmijët?

Esmeralda: Jo

Momente të vështira për nënën e Esmeraldës, gjendja shëndetësore e së cilës u përkeqësua sapo dëgjoi mesazhin e së bijës e cila refuzonte atë dhe fëmijët e mitur. Gjatë transmetimit live Diana Pura la studion televizive. Po me kërkesë të saj, e përlotur gjyshja me vajzën 2-vjeçare në krah hyn sërish në studio për t’i përcjellë një mesazh së bijës.

Odeta Dume: Erdhe me vajzën në studio? Po pse e sole vajzën e vogël?

Diana Pura: Që ta shikojë Esmeralda se çfarë ka lënë pas. Bij kthehu, nuk të mallkojmë për asgjë, se të kemi rritur me sakrifica. Pavarësisht çdo gjëje është vajza jonë. Nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet t’i japim forca vetes. Ne si prindër duam ta takojmë.

Stafi i emisionit ‘Pa Gjurmë’ pati një bisedë me partnerin e ri të 23-vjeçares. M.L dhe zbuloi detaje të lidhjes me Esmeraldën dhe çfarë ka ndodhur përgjatë një viti me të. Ata ishin njohur në rrjetin social Facebook që prej vitit 2020, ndërkohë që ajo ishte e martuar me shtetasin maqedonas Ismail Isnov.

27-vjeçari e kishte futur në shtëpi, ndërsa kishin nisur bashkëjetesën pa ditur asgjë mbi të shkuarën e saj. Madje ajo nuk i kishte dhënë asnjë numër kontakti të familjarëve duke fshehur çdo të dhënë që do ta nxirrte zbuluar para djalit që ajo dashuronte.

Çifti pret të bëhen prindër, pasi Esmeralda është në muajin e 5-të të shtatzanisë. Në këtë mënyrë ajo është munduar ta mbajë të fshehur të shkuarën, deri ditën që u zbulua gjithçka./m.j

Next Post
Djali i Trump: Putin s’do ta pushtonte dot Ukrainën nëse babai im do ishte president! I kishte bërë analizë psikologjike…!

Djali i Trump: Putin s'do ta pushtonte dot Ukrainën nëse babai im do ishte president! I kishte bërë analizë psikologjike...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In