• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktiseni Don Dukën… sa nuk është vonë!

by Ardit Rada
01/03/2022 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Nuk ekziston në Shqipëri, njeri që të mos ankohet për gjykatat, për sistemin e drejtësisë në vendin tonë, dhe shpeshherë vendimet aspak logjike që dalin nga Togat e Zeza e krijojnë jo pak raste për vetëgjyqësi. Por këtë javë pamë sesi organet e drejtësisë i dhanë rrugën e duhur një çështjeje të ndjeshme si ajo e uzurpimit të FSHF-së, e shkeljeve të panumërta dhe cirkut shpikës të delegatëve që projektonin mandatin e gjashtë të Don Dukës në F$HF.

Sigurisht ishte fitorja e e Erion Veliajt, i vetmi që iu kundërvu sistemit të mafias dhe basteve, me vetëdijen se “Mbreti” nuk do abdikojë nga froni. Por ishte mbi të gjitha fitorja e fëmijëve të Tiranës, shoqatat e të cilëve kërkuan me zell përfaqësimin në asamble, por morën në këmbim lista të trukuara, zëdhënës F$HF-je nën avujt e alkoolit, dhe lavazhierë që u zgjuan nën petkun e delegatit. Tirana e fitoi një tjetër betejë, edhe pse deri në fund të luftës ka kohë. Po qytetet e tjera çfarë po bëjnë…

Si ndihet Dritan Leli kur e sheh të degdisur Flamurtarin e tij, të Kushtës dhe Rucit, të Tahos, Iljadhit, Zijait e Gjondedës, në greminën e ngritur nga Don Duka! Si ndihen vlonjatët kur shohin që Flamurtari i Çipit, Haxhiut e Lekbellos, dergjet në liga inferior dhe me borxhe të akumuluara sepse nuk pranoi të dorëzohet ndaj presionit të karteleve të kompanive të Dukës.

Duka kërkon të arkëtojë miliona, edhe kur bizneset e tij kanë marrë rrokopujën. Tigri prej letre i trumbetuar me bujë, kompania Plus ka çuar përmbaruesit në derën e Flamurtarit për të marrë paratë e një sponsori në konflikt të pastër interesi, për telefonata që ndoshta nuk janë bërë kurrë. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Si ndihet Sotiraq Filo, kur sheh Skënderbeun e tij me një damkë të rëndë trukimesh ndeshjesh, manipulimesh rezultatesh, që as charterat e Ardian Takajt drejt Nyon, nuk arritën ta zgjidhin dot! Ato charter që miksuan udhëtime luksi për media e biznesmenë, me synimin për të gjetur komprimis për të hequr njollën e kampionëve të Shqipërisë, të dënuar për trukime dhe baste.

Tirana betejën e fitoi…. Por si ndihen Lezha e Pjerinit, Shkodra si “Djep” futbolli, që duhet të japin haraçin në F$HF për të kaluar batakun e radhës, në një kampionat ku titulli dhe mbijetesa vendosen në resort Tropikal, me verë të shtrenjtë dhe krudo, dhe jo mes ndershmërisë e baltës së fushave të lojës, aty ku nuk bëjnë punë zëdhënësit e F$HF-së. Tirana betejën e fitoi… Po ju të tjerët çfarë prisni?

Next Post
FOTO/ “Tregojni Putinit sytë e këtij fëmije”. Mjekët luftojnë për ta shpëtuar 6-vjeçaren e plagosur nga bombardimet, por…

Lufta 6-ditore/ Ushtria ruse ka vrarë 136 ukrainas në 6 ditë, midis tyre 13 fëmijë. 400 civilë janë plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In