• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braktisën Holandën për një fshat të Kuçovës! Historia e çiftit që shqiptarizuan edhe emrat e tyre

by A R
16/03/2025 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë holandezë, por mëngjesi i tyre nis çdo ditë me një kafe turke si dy shqiptarë të vërtetë. Pothuajse të gjithë mënyrën e jetesës ia kanë përshtatur vendit, madje edhe emrat e tyre.

Erwin Schoonmade sot quhet Ervin ndërsa Adalgisa Christina Veronica njihet me emrin Vera.

Prej afro dy vitesh Vera dhe Ervini jetojnë në fshatin Perondi në Bashkinë Kuçovë. Kanë hedhur pas krahëve ditët e ngarkuara në Hollandë për të jetuar në një banesë që të kthen rreth 50 vite pas.

Aventura e tyre drejt Shqipërisë nisi në vitin 2022. Pasi udhëtuan në zona të ndryshme të vendit, vendosën të niseshin drejt fshatrave të Beratit. Udhërrëfyes kishin hartat dhe këshillat e njerëzve që takonin. Përshtypja e parë që iu la shtëpia e vjetër ku jetojnë edhe sot ishte mbresëlënëse.

Ajo iu dhuroi atë që po kërkonin prej muajsh, gjetjen e kohës për veten dhe njëri-tjetrin në mes të natyrës së pa cënuar nga dora e njeriut.

Gjysëm viti më pas ata morën vendimin për t’u rikther e jetuar në këtë fshat të njohur pothuajse vetëm nga vendalinjtë.

Të dashuruar me jetën e re, Vera dhe Ervini vendosën që banesën e tyre modeste ta shndërrojnë në vend mikpritës për të huajt që duan të njihen me Shqipërinë.

Në Blogun e tyre përveç shpjegimeve mbi itinerarin e rrugëtimit drejt të panjohurës, ata detajojnë arsyet pse duhet vizituar ky vend.

“Çdo stinë është e bukur në Shqipëri! Dëshironi të largoheni për një kohë?

Kjo është e mundur, këtu me ne në mes të natyrës.

Për çfarëdo arsye. Jeni çift dhe dëshironi të kaloni më shumë kohë në natyrë së bashku me një mënyrë jetese më elementare?

Do të dëshironit të largoheni nga përditshmëria dhe të përjetoni një botë krejtësisht të ndryshme, rreth 50/60 vjet më parë në kohë?

Atëherë ejani dhe bashkohuni me ne në Shqipërinë e bukur.”

Nga vizitorë, Vera dhe Ervini sot janë janë banorë të fshatit që ndodhet vetëm 20 min larg Beratit. Madje zgjodhën emra shqiptarë që fqinjtë tua shqiptojnë lehtësisht. Shtëpia ku banojnë iu është lënë falas nga miqtë e tyre shqiptarë.

Me dëshirën për të qëndruar sa më gjatë në Perondi, Vera dhe Ervini kanë marrë edhe një godinë të vjetër banimi me qira për ta bërë pjesë të biznesit turistik.

Ervini po bën i bën vetë të gjitha, nga ndërtimi deri tek punimet e vogla artizanale me drurë të ndryshëm. Duan që gjithçka të ketë lidhje me natyrën.

Gjatë gjithë bisedës me ta, kupton që çifti nga Hollanda ka gjetur veten në këtë fshat të Kuçovës.

Ata janë të lumtur të mirëpresin edhe fëmijët e tyre. Ndërkohë, shoqërues kanë edhe dy qen, dikur të braktisur. Gjithçka përjetojnë është e dukshme në këtë panoramë ku mbizotëron dashuria dhe qetësia.

Next Post
Solidaritet me të varfërit dhe paqen 

U zgjodh si pasues i Janullatos, reagon Hirësi Joani: Do përpiqem të mbroj të drejtat e Kishës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com