• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braimllari: Zgjedhja e kreut të LRI proces demokratik, aplikojmë votimin elektronik

by A R
10/06/2016 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i sapozgjedhur i LSI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për mediat gjatë Konventës Kombëtare të Lëvizjes Rinore për Integrim, ku marrin pjesë rreth 2400 delegatë tha se kjo Konventë Kombëtare vjen pas një seri konventash të organizuara në të gjithë Shqipërinë.

“Do të zgjedhë kreun ri të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Komitetin Drejtues Kombëtar të ri të Lëvizjes Rinore për Integrim. Dua të vlerësoj që për herë të parë LRI, por jo për herë të parë për LSI, pasi LSI e ka aplikuar për herë të parë në vitin 2012 votimin elektronik, ne sot si LRI aplikojmë votimin elektronik. Pra i gjithë ky proces zgjedhor për kreun LRI, për Komitetin Drejtues Kombëtar për Lëvizjen Socialiste për Integrim është tërësisht demokratik dhe transparent dhe për këtë dua të vlerësoj të gjithë stafin, të gjithë ekipin e LRI që bëri të mundur organizimin e kësaj konvente.

Konventa nuk është konceptuar thjesht një takim ku ne nisim seancën e punimet. Konventa do të ketë panele të ndryshme diskutimi. Pra LRI në vazhdim do të ketë panele mbi arsimin, panele mbi punësimin ku do të nxjerrim dhe ne konkluzionet tona mbi strategjinë politike të Lëvizjes Rinore për Integrim në vazhdim, e cila tërësisht është e fokusuar tek përfaqësimi i të rinjve në politikë dhe në vendimmarrje, tek arsimimi dhe tek punësimi. Pra, e gjithë kjo Konventë është konceptuar në një sërë aktivitetesh, në një sërë takimesh, dhe do të konkludojë në orën 15:00 me nisjen  e punimeve ku ne të gjithë do të propozojmë strategjinë dhe politikat e Lëvizjes Rinore për Integrim”, tha Braimllari.

A do të ketë një përfaqësim më të lartë të të rinjve në listat zgjedhore të vitit të ardhshëm?

Për ne është e rëndësishme që sa më shumë të rinj dhe të reja të përfaqësohen në politikë, politika bëhet më e bukur, bëhet më e pastër, bëhet më me shumë energji pozitive. Duhet të kemi parasysh diçka shumë të rëndësishme që kur flasim për përfaqësimin e të rinjve në politikë, flasim për përfaqësim të të rinjve që janë pjesë e listës fituese. Lëvizja Rinore për Integrim, Lëvizja Socialiste për Integrim e ka bërë fakt këtë me zgjedhjet lokale. Ju kujtoj se sot ne kemi 80 këshilltarë anembanë vendit. Vetëm në këshillin bashkiak të vendit kemi 70 për qind të këshilltarëve që vijnë nga listat e Lëvizjes Rinore për Integrim. Aty ku ne jemi pararojë e këtij zhvillimi sepse besojmë tek një rini aktive, tek një rini e cila investon jashtëzakonisht shumë, jo vetëm në politikë, por edhe në vendimmarrje për ta bërë politikën më të bukur, më të paqtë, më të mirë dhe më në shërbim të të rinjve, por mbi të gjitha më në shërbim të Shqipërisë.

Kërkohet me kaq ngulm që votimi elektronik të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme. Sa e vështirë ishte për LSI të realizojë këtë dhe sa të mundur e shihni votimin e elektronik për zgjedhjet e ardhshme?

Unë e  them me bindje të plotë që LSI e ka aplikuar në vitin 2012. Ju keni qenë prezentë dhe e keni ndjekur vetë Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku në kohë reale doli rezultati për kreun e LSI, por mbi të gjitha doli dhe rezultati për sa i përket Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lëvizja Rinore për Integrim e aplikoi për herë të parë. Ne sot do të kemi dy kandidatë në garë, Floida dhe Klevi, që tashmë janë bërë publik dhe është një garë model, një garë shumë e fortë. Na rezulton një proces model, një proces i cili nuk ka vështirësi. Delegatët janë të regjistruar në sistem. Vijnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që është ngritur pranë LRI , kontrollojnë emrin në listë. Më pas, përfaqësuesi që kontrollon emrin në listë jep dakordësinë dhe hapet kompjuteri dhe delegati shkon e  voton për kandidatin ose kandidaten që ai dëshiron të votojë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Është një proces tërësisht i realizueshëm. Unë mendoj që kërkon vullnet pozitiv, kërkon bashkëpunim, dhe kërkon një vizion më të qartë për të bërë një gjë të tillë sepse LSI është gjithmonë në avangard me zhvillimet. Gjithmonë mundohet të sjellë një risi dhe risia e sotme nuk është vetëm votimi elektronik i Lëvizjes Rinore për Integrim, por është dhe mënyra se si është konceptuar e gjithë Konventa Kombëtare e LRI./a.m.

Next Post

Gjergj Bojaxhi themelon sot partinë e re, 'Sfida për Shqipërinë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In