Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat tha se Policia e Shtetit ndodhet në gjendje të mjerueshme. Sipas tij, shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se 80 për qind e efektivëve duan të largohen nga vendi. Gjithashtu ai akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën, i cili sipas tij ka gisht në gjendjen ku ndodhet vendi.
“Polica e shtetit është në gjendje të mjerueshme. Ramës nuk i intereson ruajtja e sigurisë publike. Në këtë gjendje është katandisur vendi. 80 për qind e efektiveve të policisë duan të largohen nga vendi. Policia ndodhet në ditën më të keqe ,ndërsa krimi ndodhet në kohën më të mirë.”, tha mes tjerash ai./a.meta