• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braho: SPAK duhet të nisi me Berishën! Meta i ka hipur një kali, Abaz Aliu e nxjerrtë shëndoshë

by Java News
05/04/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste Spartak Braho, në një intervistë në emisionin “Front line” në “Neës 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, ka prezantuar librin e tij, të titulluar “Masakroni Servet Pëllumbin”.

Braho theksoi se në këtë libër përshkruan aktivitetin e tij politik, por dëshmon edhe për ngjarjet e vitit 1997.

“Kam shkruar librin ‘Masakroni Servet Pëllumbin’. Titulli është simbolik, bën fjalë për terrorin që ka ushtruar në atë kohë Sali Berisha, në atë kohë si president.

U vu në rrezik edhe jeta e Pëllumbit, për të cilin ruaj respekt të veçantë. Në libër tregohet aktiviteti im politik si deputet nga viti 1997, kam qenë prezent në të gjitha ngjarjet e atyre viteve. përshkruhet ngjarja e heqjes së imunitetit të Berishës, përshkruhet grushti i shtetit, kam bërë akt-akuzën për Berishën për ngjarjet e 1997 dhe grushtit të shtetit të 98’.

Janë zhvillimet në vitet 2000, ka mbresa nga qeveria socialiste, ka për Ramën, ka kujtime për Metën, ka edhe për një miss Italia të vitit 1950, ka qenë një arbëreshe, shqiptare. E gjeta në Romë dhe ishte plakur”, tha Braho.

Spartak Braho nënvizon se është në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, pasi ka qenë një kërkesë e veteranëve.

“Unë kam marrë pjesë në listën e kandidatëve, vetëm se është kërkuar nga ana e veteranëve. Unë rrjedh nga një familje, ku kam 3 dëshmorë në familje, jam lindur në një krahinë, që ka qenë lavdia e historisë së Shqipërisë, ku e para çetë që u krijua partizane është në Skrapar. Im atë ka qenë partizan. Jam dhëndër në familjen e Yllajve të Skraparit, që janë lavdia e rrethit, edhe Fidelin e kam njeriun tim.

E kam thënë se jam për të ndërtuar rrugën Berat – Skrapar. Kemi president nga Skrapari, edhe deputetë e nuk është bërë kjo rrugë. Rama më tha se do ta bëjmë këtë rrugë. I kam thënë Veliajt se nëse rruga nuk bëhet në gjysmën e mandatit të parë, do të iki. Dua të përfaqësoj skraparllinjtë që jetojnë në Tiranë. Uroj t’i ngjaj babait tim. Jam numri 28 në Tiranë”, u shpreh Braho.

Më tej, Braho vlerësoi se reforma në drejtësi ka “ndarë” Ramën dhe Metën, duke shtuar se SPAK mund të vijojë me arrestimet e para.

“Ndarja e LSI nga PS ka qenë ndarje nga Fatos Nano e jo nga Partia Socialiste. Ishte protestë ndaj Nanos. Ne që ishim thelemues të LSI-së na nxorri nga lista, mua më nxorri, Bashkim Finon, Ndre Legisin, Ilir Metën. Meta zgjodhi rrugë tjetër. Degraduan motivet për të cilat u krijua ajo parti.

PS dhe LSI dhe janë parti krejt të ndryshme në filozofi. Reforma në drejtësi ka “ndarë” Ramën dhe Metën. Sali Berisha ka frikë nga drejtësia, sepse është deri në fyt. Nuk është çudi që SPAK të nisë me Berishën”, deklaroi Braho.

Po ashtu, Braho tha edhe se presidenti aktual, edhe pse është politikan karriere, nuk ka bërë asgjë për Skraparin, vendlindjen e tij.

“Meta të kishte bërë rrugën nga Berati në Çorovodë. Meta nuk e njeh historinë e Skraparit. Të jesh president nga Skrapari do të thotë të kesh burrëri e jo burrëri duke bërtitur, duhet të jesh human, të mos i përdorësh njerëzit me pragmatizmin tipik të Metës, se ka ngelur në presidencë pa asnjë skraparlli. Meta i ka hipur një kali. Abaz Aliu e nxjerrtë andej shëndoshë. Kostumi i presidentit nuk është ai”, u shpreh Braho.

Next Post
Zgjidhet situata në Kapshticë/ Emigrantët e bllokuar do futen në karantinë, Majko: Ky është përjashtimi i fundit

Majko i bindur: “Kush ka votuar PS, nuk ia jep kundërshtarit, por nëse s'votojnë, rrezik të shohim ‘greminën’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In