• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Takimi me Frrokun? Braho: Isha për arsye shëndetësore

by
25/04/2015 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pasi kreu i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi shpjegime, Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Brarho ka reaguar në lidhje me vizitën e tij në spitalin ku qëndron i shtruar deputeti i akuzuar Mark Frroku.

Përmes një komunikate për mediat, Braho sqaron se ka qenë në spital për arsye të tij shëndetësore, duke hedhur poshtë dyshimet e ngritura në media për një takim të mundshëm të tij me deputetin Frroku.

Duke i cilësuar qesharake aludimet se arsyeja e vizitës së tij në këtë spital lidhej me Frrokun, Braho ka theksuar se përkundrazi ai nuk ka pasur dijeni për ndodhjen e Frrokut në këtë spital por vetëm kur ka dalë nga dera.

Kreu i Komisionit të Sigurisë fton mediat të shohin kamerat e sigurisë, duke u shprehur se çdo pretendim i kundërt është pjesë e propagandës së Partisë Demokratike dhe se nuk ka aspak lidhje me të vërtetën.

Më poshtë deklarata e plotë për media e Spartak Brahos:

Jam befasuar dhe kam ndjerë keqardhje e neveri që ndonjë media vazhdon të mbetet përhapëse e lajmeve dizinformuese, mision ky që jo vetëm nuk i ka hije një televizioni, por i katandis ato në si mos më keq e në përdorim klientelist të soj e sorollopësh intrigantë e aspak profesionalë. Nuk e di dhe për llogari të kujt këto televizione transmetuan pamje dhe sekuenca filmike në qendër të të cilave vendosesha unë duke dalë nga dera kryesore e Spitalit Gjerman të kardiologjisë dhe që kjo pamje u komentua si ‘vizitë e dyshimtë e Brahos në këtë spital, pasi aty ndodhej i shtruar i akuzuari Frroku!’.

Ndonëse as nuk ia vlen të merresh me sqarimin e këtij dyshimi që hedh në eter kova e ndryshkur propagandistike për të bërë gjoja “lajm”, prania ime në këtë spital ishte tërësisht për arsye shëndetësore, e planifikuar dhe e dokumentuar ditë më parë ku kontaktova mjekun përkatës të laboratorit në katin e parë.

Kanë rast ‘investiguesit seriozë’ të shkojnë të kontrollojnë kamerat e sigurisë së spitalit të cilat regjistrojnë çdo gjë, policët përkatës në shërbim dhe të zbulojnë lajmin e saktë, që s’është lajm fare. Është e vërtetë se praninë e Frrokut në atë spital e kam marr vesh vetëm kur dola nga ambientet e spitalit dhe për çudinë time pashë që disa kamera televizive po më filmonin. Nuk iu dhashë rëndësi pasi bashkëshoqëruesi më sqaroi se prania e tyre lidhej me faktin se në ambientet e kateve të sipërme të spitalit ndodhej i shtruar Mark Frroku.

Me kaq lidhej qenia ime dhe lajmi i saktë zotërinj drejtues, pronar, gazetar të disa mediave që fabrikuat lajm kot. Kini kujdes mos i kriminalizoni televizionet shqiptare dhe veten e tuaj. Ky sugjerim s’ka të bëjë me korrigjimin e bindjeve tuaja, por me etikën, korrektesën dhe profesionalizmin shpeshherë të munguar.

Mjaft djem, investigues! Bëhuni seriozë e të ndershëm, se na sëkëlldisët kalamajt, miqtë e shokët, sikur ç’ka ndodhur e ç’keni zbuluar. Muhabet kot që i interesoi vetëm ndonjë gazete si “RD”. Mos harroni se në gjendje arresti me polic te koka është Mark Frroku e Tom Doshi. Unë isha tek dera spitalit, as në ndonjë aeroport apo hotel e në duar mbaja vetëm letra! Qesharake!”

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Policia transporton me kamionçinë viktimën, pezullohen efektivët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In