• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braho: Ja skema që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave ‘babain’ e krimit që rrezikon të djegë Shqipërinë, prokurorët specialë do vënë në pranga…!

by Java News
31/07/2023 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Braho ka paralajmëruar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ka treguar skemën që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave kreun e “Foltores”.

Madje ish-ligjvënësi socialist shpreh bindjen se prokurorët specialë do vënë në pranga ministra e ish-ministra, të cilët sipas tij, janë përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Ndërkohë ai tregon se si Ilir Meta i “bëri gropën” Sali Berishës, ndërsa zbulon edhe kurthin që i ngriti në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, Berishën e pret fund tragjik pasi të krijojë partinë e tij të re.

-Zoti Braho, ish-kryeministri Sali Berisha këmbëngul se është shpallur “Non grata” nga SHBA-Britania e Madhe pa prova. Por nëse sheh me kujdes dosjen, Londra e ka  futur në listën e zezë Sali Berishën, duke e akuzuar për korrupsion dhe pasurimin familjar, ku si shembull sillet historia e Damir Fazlliç, lidhjet e tij me krimin e organizuar, bandat e Elbasanit, skandali i firmave piramidale, por edhe përfitimet e vajzës së tij në kohën kur Berisha ishte në krye të qeverisë. Madje këto i zbuloi vetë Berisha teksa publikoi versionin e tij për raportin e “Home Office”. Keni një koment dhe a kanë SHBA dhe Britania prova kundër Berishës?

U mbushën më shume se dy vjet që Sali Berisha është shpallur dhe cilësuar person ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ngarkuar me akuza të renda për korrupsion dhe i rrezikshëm për sigurinë kombëtare dhe demokracinë në Shqipëri dhe rajon. Këtë cilësim e bèri më pas edhe qeveria britanike. Në të dy rastet ai është përfshirë në listën e zezë si person që duhet të japë llogari  penalisht për të gjitha akuzat, ku është përfshirë ai dhe familjarët e tij. I gjithë ky qëndrim dihet tani tash dy vjet ashtu dhe karagjozllëku i veprimeve qesharake, reaguese e justifikuese të Berishës. Ajo qe mbetet enigme dhe e pa sqaruar deri tani është se nuk ka patur asnje veprim konkret nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi është anemike dhe e pa shpjegueshme mungesa e qëndrimit llogaridhënës dhe penalizues ndaj këtij bosi të krimit që duhet te ishte mbrapa hekurave. Kjo është tallja më e madhe që i bëhet shqiptarëve në vite kur Sali Berisha duhet të ishte në vitin e 10 të vuajtjes së dënimit. Duket sikur edhe ato organe që e shpallën si babain e krimit Berishën janë të pafuqishëm për ta gjykuar e dënuar mbi bazën e akuzave te formuluara tashme  ndaj tij.

-Po aleancën Meta-Berisha si e shihni? A do funksionojë apo do shkrihet…

Shiko, unë e kam thënë dhe po e ripërsëris. Koalicioni zgjedhor Meta-Berisha ishte një aleance krejtësisht e pa kuptimtë, ku në mënyrë figurative mund të thuhet kur një i mbytur kërkon t’i jap dorën tjetrit që po mbytet. Ishte një aleancë pa parime, pa bosht ideor, thjesht pragmatiste e rëndomtë dhe vetëm për interesa imediate dhe moralisht e turpshme. Dhe në fakt çfarë polli kjo aleancë? Asgjë. Kjo aleancë diskreditojë akoma më tej Partine e Lirisë së Metës, ndërsa Berishën e hodhi në gropë e një mjerim elektoral. Në aspektin e numrit të votave Meta ja hodhi Berishës, sepse i mori goxha këshilltarë, duke e lënë Saliun me gisht në gojë. Por Saliu i detyruar se nuk kishte rrugë tjetër, u fut dhe u fal në skutën politike të Ilir Metës. Secili bëri hesape për veten e tija dhe u pa hapur se ishte hesap matrapazësh politike.

Dihet shumë mirë që nuk ka simpatizantë të grupit politik të Berishës apo ata që quan PD-istë të  thekur e tradicional që të votojnë partinë e Ilir Metës. Këtu qëndron edhe hileja e tij, sepse e detyroj elektoratin e djathtë të votonte për kandidatët për këshilltar të Partisë se Lirisë. Çështja shtrohet dhe dilema është me të drejtë, ju pyesni a e ka jetën e gjatë ky koalicion pa fillim dhe pa fund. Është e pa mundur që ky koalicion të vazhdojë. Rezultati i pritshëm që zhgënjyes për të dyja palët. Ndaj është e pamundur të vazhdoje ky koalicion sidomos në zgjedhjet politike të vitit 2025. Gjasat janë të dyshimta deri në pamundësi që çeta politike e Sali Berishës të arrij të sigurohet që të regjistrohet në këto zgjedhje. Koalicion nuk ka më, mund të konkurrojë i vetëm në kushtet e krijimit të ndonje partie të re, thjesht Berishiste. Gjasat janë që kjo çete siç thotë populli “ka marrë rrugën për Janinë”. Pra është shumë i mundshëm eliminimi apo zbehja në maksimum e grupimit politik të Berishës, n.q.s do ta krijojë këtë grupim si formacion politik në vete, të ri të ndarë nga PD-ja zyrtare që synon të marrë Lulzim Basha.

-Ndërkohë si ju duket lëvizja e SPAK, e cila tashmë po godet korrupsionin në nivel të lartë, sikundër është rasti i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili tashmë rrezikon burg, pasi Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e tij.

Tashmë është ngazëlluese dhe optimiste për mbare opinionin qe SPAK-u ka “ndezur te gjitha motorët” e angazhimit te tij ligjor dhe funksional për të na dhënë një pamje të re dhe efikase në betejë me krimin dhe personazhet që janë vëne para përgjegjësisë që deri tani livadhisnin në shkallët e zyrave qeveritare dhe duke u justifikuar me apologjitë e tyre studiove televizive. Dua t’i ndal këtu komentet për vlerësimin e punës se këtij organi, duke i konsideruar jo fort të dobishme. Kam thënë edhe me parë; Lëreni SPAK-un të punojë! Ndonëse si organ i ri edhe ai ka pengesat, hallet e vështirësitë e tija të organizimit dhe rritjes ku përfshihet edhe ndonjë “kërcu” që i hidhet në ingranazhet e funksionimit të tij. Dua të theksoj me këtë rast se është opinion idiot dhe qesharak ai që shpreh ndonjë politikan si pretendim se SPAK-u është i një anshëm në goditjet që ka kryer, sepse po godet vetëm nga një krah dhe po shmang goditjen në krahun tjetër. Dhe këtu ta themi hapur deri në fund aludohet për mungesën e penalizmit të Sali Berishës. A është e mjaftueshme të themi se çdo gjë do kohën e saj. SPAK-un vonon, por nuk harron jo vetëm për Saliun. Kam besim siç thotë populli: Tek ‘guri me vrime’ do kalojnë të gjithë të korruptuarit dhe guri me vrimë do të jetë vetëm ligji dhe jo pasioni i çartur.

Next Post
Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com