• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braho flet për “çantën e zezë” dhe Metën: Do ta vuaj gjithë jetën… Një president që nuk njeh Kuvendin është puçist

by A R
01/06/2021 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti, materialet komprometuese, Kushtetuta, zgjedhjet, maxhoranca, mandati i tretë, Kuvendi, por edhe çanta e zezë janë disa nga fjalët kyçe të bisedës me deputetin e PS Spartak Braho, anëtar i komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, i cili ka qenë sot i ftuar i Marsela Karapanços në emisionin “Frontline” në News24.

E pikërisht biseda ka nisur me ‘çantën e zezë’ të baba Takut, siç shumëkush thotë, një term i përdorur vetë nga deputeti veteran. Braho është koshient se ky term do ta ndjekë gjithmonë, por thotë se ka qenë simbolike.

“Do kënaqemi sot, tema është shumë interesante. Jo, e di që do ta vuaj këtë punën e çantës së zezë sa të jem gjallë. Simbolike ka qenë. Informacione ka kudo”, deklaroi Braho.

Duke u kthyer tek raporti me 100 faqe i Komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Braho shprehet i bindur se më 9 qershor ai do të shkarkohet dhe me më shumë vota se sa u emërua.

“Po ky është një raport i ndërtuar mbi bazën e veprimtarisë hetimore të komisionit. Komisioni punoi relativisht në një kohë të shkurtër por të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin përfundimtar që pres duhet shkarkuar. Ka tamam 100 faqe dhe kam bindjen që parlamenti do ta shkarkojë më datën 9 presidentin dhe kam bindjen se votat e shkarkimit do jenë më shumë se ato që e emëruan president.
Janë materiale hetimore pjesë e veprimtarisë së komisionit. Nxitimi ishte brenda por nuk ka të bëjë me cilësinë e raportit dhe punës hetimore. Të tëra me lupë janë, madje ka gjëra që dhe unë nuk i kam ndjekur, kuriozitet të madh, por janë ato që duhet të jenë. Më shumë se sa argumentet kushtetuese që lidhen me vërtetimin e shkeljeve të Kushtetutës, pjesa tjetër është material që e ka krijuar vetë presidenti”, deklaron Braho, raporton “BalkanWeb”.
Pse duhet shkarkuar presidenti, kur dhe më herët pati një nismë të tillë që nuk përfundoi me shkarkim? Braho thotë se e dinte fatin e hetimit të parë parlamentar.

“Isha i bindur që herën e parë komisioni ishte i shpejtuar i pa argumentuar. mendim që shfaqa dhe në diskutime në komision, por u la të shprehej Komisioni i Venecias dhe rezultoi që Komisioni i Venecias nuk tha që s’ka bërë shkelje por janë të atij niveli që nuk cilësohen si shkaqe për ta shkarkuar. Në përmbajtjen e materialit janë 17 raste të shkeljes së Kushtetutës”, thekson Braho.

I pyetur se kush është pika që derdhi gotën, ai thotë mosnjohja e parlamentit, Kuvendit dhe komisionit hetimor, teksa e cilëson Presidentin Meta puçist.

“Çudi e madhe ky parlament që e ka zgjedhur, ky parlament që ka prodhuar brumë, ligje që ai i ka firmosur. Papritur bëhet inekzistent, antiligjor. Këtu e mbushi gotën ai.

Veprimtarinë e Kuvendit si të ligjshëm e ka merituar, është shprehur dhe Komisioni i Venecias, një parlament që është plotësisht i vlefshëm, kushtetues. Tani ky ngrihet në fund fare nuk ju njoh, nuk vij, nuk bëhet. E kam shprehur që ky që nuk njeh parlamentin, nuk njeh qeverinë është puçist.

Më i ashpër kam qenë me Sali Berishën, me Edi Ramën, me Ilir Metën, me këdo që shkel ligjet”, deklaroi Spartak Braho.

/a.r

Next Post
Meri Shehu flet për muajin shtator: Dita kur duhet të bëni shumë kujdes dhe për sa kohë çiftet duhet ta harrojnë martesën

Renditja e shenjave të Horoskopit sipas Meri Shehut për muajin Qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

November 12, 2026
“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

November 12, 2026
Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In