• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Brad Pitt shmang paraqitjet në publik

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori, Brad Pitt, ka deklaruar se nuk do ta ndjekë premierën e projektit të tij të fundit, për shkak se dëshiron të fokusohet në “situatën e tij familjare” dhe të mos lejojë që shkurorëzimi i tij nga bashkëshortja, Angelina Jolie, ta rrëmbejë qendrën e vëmendjes në premierën e dokumentarit edukues, “Voyage of Time”.

52 -vjeçari Pitt, është narrator i dokumentarit 45-minutësh, të realizuar nga regjisori Terrence Malick, dhe të cilin aktori e quajti një projekt të mrekullueshëm.

“Jam shumë i nderuar që jam pjesë e një projekti edukues fantastik, por momentalisht unë dua të fokusohem në situatën aktuale familjare, dhe nuk dua ta rrëmbej vëmendjen nga ky film i jashtëzakonshëm, të cilin i inkurajoj që të gjithë që të shkojnë dhe ta shikojnë në kinema”, citohet të ketë thënë aktori Pitt përmes deklaratës së publikuar në media.

Kjo është deklarata e dytë zyrtare e aktorit Pitt që nga shpërthimi i lajmit për shkurorëzim nga Jolie, që ndodhi javën e kaluar. Dyshja njiheshin si çifti më i bukur dhe më i fuqishëm i Hollyëood-it.

Fituesja e çmimit Oscar, Angelina Jolie, i ka dërguar dokumentet e nevojshme në gjykatën e lartë të Los Angelesit të hënën e kaluar, duke i cituar dallimet e papërmirësueshme si arsye e kërkesës për shkurorëzim.

Ajo po ashtu ka kërkuar kujdestari të plotë të gjashtë fëmijëve të çiftit, tre prej të cilëve janë biologjikë dhe tre të adoptuar. Pitt është deklaruar pas lajmit për shkurorëzim duke thënë se është “i befasuar” me veprimin e Angelinës.

“Jam i befasuar nga kjo, por ajo që ka rëndësi tani është mirëqenia e fëmijëve,” i ka thënë Pitt revistës “People”.

Çifti u martua më 2014, ndërsa është në qendër të vëmendjes së mediave që nga paraqitja në filmin “Mr. & Mrs. Smith”.

Arsyeja e ndarjes së çiftit më të pëlqyer të Hollywood-it, sipas disa mediave të huaja, është afera që kishte pasur aktori Brad Pitt me aktoren franceze Marion Cottillard, për të cilën gjë thuhet se Jolie ka marrë vesh nga detektivi privat, të cilin e kishte angazhuar.

Filmi i radhës i aktorit Brad Pitt titullohet, “Allied,” dhe në të ai luan krahas aktores, Marion Cotillard, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
SHBA, adoleshenti vret të atin, plagos 2 nxënës dhe mësuesen

SHBA, adoleshenti vret të atin, plagos 2 nxënës dhe mësuesen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festival golash në finalen e vogël, Anglia mposht Francën pas 10 realizimeve

Festival golash në finalen e vogël, Anglia mposht Francën pas 10 realizimeve

July 19, 2026
Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In