• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Zgjedhjet e 30 qershorit ishin të rregullta, të hapen kutitë

by Java News
20/07/2019 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Braçe është i sigurt në rregullsinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, aq sa i bashkohet thirrjes së Bindjes Demokratike për të rihapur kutitë. “Pyesni KQZ pse nuk i hapën. Për mua t’i hapin, nuk do të gjejnë asnjë votë që nuk do të përputhet. Në 121 qendra votimi që unë kam mbuluar”.

Zëvendëskryeministri thotë në një intervistë për A2 CNN se Qeveria është legjitime, dhe se kërkesave të opozitës për largimin e Ramës, mund t’i përgjigjen vetëm me dialog kushtetues. “Në gjykimin tim dhe në referencë të kërkesës së përsëritur të zotit Basha, nuk ka zgjedhje të parakohshme. Do të vazhdojmë të këmbëngulim për dialog, por duhet të kuptoni që qasja jonë duhet të jetë thelbësisht kushtetuese”.

E ndërsa numri dy i Qeverise flet për 30 qershorin që kaloi, Presidenti Ilir Meta flet për 13 tetorin e ardhshëm. Ironinë nuk e kursen aspak kur pyetet çfarë është 13 tetori për të. “Ditë vrapi në mëngjes, atje në park, e kam afër. U kujtova se ditën e diel zakonisht luan edhe Partizani”, thotë Braçe.

Megjithatë, zëvendëskryeministri kishte një lutje për Presidentin e Republikës, që të kursente kthimin në Parlament të ligjit të ndihmës ekonomike. “Të mos ta bëjë kurban të kësaj historisë së turpshme me beteja personale të këtyre muajve të fundit”.

Më tej, Braçe paralajmëroi një aksion të rëndësishëm në ditët në vijim për kuponin tatimor, ndërsa la të kuptohet se mund të rrëzohet kandidatura e propozuar nga Presidenti Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Arsyeja? Nuk ka pasur sipas tij konsultim Parlament-Presidencë.

Në mbyllje të sesionit parlamentar, Braçe tregon dhe për pushimet e tij verore. A qëndron në fuqi urdhri i zotit Rama që ministrat e kabinetit nuk duhet të dalin jashtë Shqipërisë? “Është një rregull etik që kemi vendosur, unë pushoj nga Radhima deri në Himarë”, thotë Braçe./l.m

Next Post
Autokombajna përplas motorin në Maliq, plagosen dy persona

Autokombajna përplas motorin në Maliq, plagosen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Wesley Clark: I zhgënjyer me rezultatin

October 1, 2026
Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

October 1, 2026
Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

October 1, 2026
“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

October 1, 2026
Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë! Bjarke Ingels Group do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë! Bjarke Ingels Group do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com