• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe përplaset me Panaritin: U ke dhënë 150 ha tokë njerëzve të Balilit, do hapim letrat me firmën tënde!

by Java News
21/07/2017 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdojnë replikat e ashpra mes ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhe kryetarit të komisionit të Bujqësisë në Kuvend, Erjon Braçe. Braçe ka reaguar për herë të dytë brenda ditës e akuzon Panaritin e LSI se po bën opozitë duke qenë akoma ministër. “Mos u gërduf”, shkruan Braçe.

Kësaj here Braçe ka ashpërsuar gjuhën ndërsa i drejtohet personalisht ministrit me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’, duke e akuzuar se i kishte dhënë 150 hektar tokë njerëzve të Klement Balilit, i cilësuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’. Braçe thekson se sa herë që i përmendin emrin Panaritit, ai gërdufet, ndërsa shton se harron edhe faktin se është ministër. Mes të tjerash Braçe i pohon Panaritit se ky i fundit qëndron në karrige për firmat e fundit.

Po ashtu, Braçe vijon me akuzat ndaj ministrit ndërsa e pyet se ku i ka shpërndarë 49 milionë dollar që duhet të ishin për fermerët.

Ndërkohë, më herët Braçe ka deklaruar se bujqësia është në emergjencë, pasi fermerët shqiptarë u mbytën me çmime nën kosto duke shigjetuar kështu ministrin e LSI-së, Edmond Panariti që drejton Ministrinë e Bujqësisë.

Ky i fundit ka replikuar ashpër me Braçen dhe bën përgjegjëse për situatën e krijuar qeverinë e drejtuar nga Rama. Panariti thotë se në Shqipëri fermerët financohen 5 herë më pak se në Kosovë dhe për këtë s’ka faj ministria.

Ndërkohë që për të ndryshuar këtë situatë Panariti e sfidon duke e ironizuar me fjalët: A e bën dot?… Tani tepsine dhe timonin i ke vete”.

REAGIMI I ERJON BRAÇES

EDMOND! GERDUFJA NUK ESHTE PUNE NE BUJQESI!

Edmond!

U be e disata here qe pa te permendur kush, gerdufesh!

Madje madje,

e ben duke harruar qe je ende minister,

te mbajne ende ne karrige per firmat e fundit,

por duke e fshire kete fakt kercen te besh opozitarin me pushtet!

Na fakt,

ty te kerkojne te pergjigjesh per tjeter gje;

prej dy ditesh, per ceshtjen e 90 hektareve dhene Balilajve ne Permet, larg prej zones se tyre te influences.

Dhe jo vetem ato xhanem;

jane edhe 60 hektare te tjera te shkolles se mesme bujqesore te Sarandes, te cilat, kane pesuar te njejtin fat!

Te te pyes Edmond;

Perse nuk flet ti per keto qindra hektare super toka bujqesore?

Se pertej tyre,

jane 26 mije hektare qe tu besuan ty te beje ekonomi me to!!

Padiskutim merru me mua,

por pergjigju per keto firmat e tua njehere.

Mua ketu me ke, ketu kam qene e ketu jam, ketu do jem.

Nuk kam as timon e as tepsi, kam thjeshte ate qe kam patur-nje kontrate pune si deputet ne nje zone bujqesore dhe,

jam gati te deshmoj per favoret fiskale qe une, koleget e mi ne komision, te kemi dhene, madje pa i patur fare ti ne mendje;

por edhe per parate, po po patjeter parate, vetem ato i interesonin ministrit tend vendimmarres dhe tys i firme!

Une nuk kam fituar gje, vec kesaj pune!

Ti po, ke fituar, ishe hic por per te firmosur, tani je deputet!

Ne ane tjeter,

e kam te veshtire te flas me ju per bujqesine;

ju e dini bujqesine lope dhe, cicat e lopeve frigorifer ku depozitohet qumeshti e nuk prishet, tamam kur fabrikat shpallin pushim per shkak te tregut te taposur nga bulmeti me niseshte apo qumesht pluhur, i pademshem per shendetin sipas teje.

Por ka edhe nje arsye tjeter;

ti nuk je ministri i bujqesise, minister eshte ai tjetri!

Ai eshte per te vendosur, ti je per te firmosur, ai eshte per te ndare tokat, ti je per te heshtur, ai eshte per te ndare parate,

ti je per tu ankuar per parate.

Kaq! Asgje me shume!

Ta kam thene, te kane lene pjesen me te poshter te rolit;

Parate nuk do mjaftojne kurre per bujqesine tone,

por parate nuk i mjaftojne as hajdutit!

Ndaj e ke kauze te humbur kete;

E di pse?

Sepse keni shperndare 49 milion dollare,

ai duke vendosur e ti duke firmosur;

CFARE I KENI BERE? KUJT JA KENI DHENE?

ME TREGO VETEM NJE EMER BUJKU NE DIVJAKE E LUSHNJE TE CILIN JU E KENI NDIHMUAR ME KETO PARA!

VETEM NJE EMER!

EMER TE NJE BUJKU TE ZAKONSHEM,

JO TE NJE GRUMBULLUESI AGA NGA ATA ME TESEREN E PARTISE TENDE!

Kam kater muaj qe te kerkoj vetem nje emer!

Parate ishin, parate ju i keni shperndare,

por kurre tek bujqit e zakonshem!

Ndaj ti nuk njeh kend nga ata, ti njeh thjesht agallaret;

Jane ata qe percaktojne cmimet pa asnje logjike ekonomike,

nen kosto per bujqit, madje 50% nen kosto,

duke i marre shpirtin bujkut prodhues,

edhe parate per te mbjelle serish.

Ai duke vendosur e ti duke firmosur ne favor te nje grushti grumbulluesish te partise;

kthyhet punen ne bujqesi ne nje pune ku bujku nuk fiton prej saj,

por humbet dhe parate qe investon.

Do ta heqim TVSH per imputet Edmond;

ti kurre nuk e propozove, madje dhe fushaten ti dhe kryetari yt e niset nga Petova me TVSH 10%, edhe kete si reflektim pas rrahjes nga bujqit per cmimet e domateve atje.

Por cmimet e kastes se grumbulluesve abuzive qe ti krijove,

do ta kthejne ne fitim per vete dhe zero te ardhur per bujkun.

Sepse ky eshte sistemi qe ndertove!

Sistemi qe ju ka marre shpirtin bujqve!

Ne fund,

keto mufkat si “lehtesi fiskale” qe i thua me lehtesine e te papergjegjshmit-shisni prodhimin pastaj paguani energjine,

ndaji me ndokend qe rri e ben sehir sic ju, jo me ata qe punojne.

Nuk kane kohe te degjojne, kane pune.

Per punen kerkojne ndihme, kerkojne drejtesi, kerkojne tregje edhe te hapura, edhe te arritshme, edhe te ndershme,

ketu e kudo ne Evrope.

Ti nuk e bere dot!

Ndaj hesht!

Deri diten qe letrat me vendimet e atij e firmat e tua, do jene te hapura e te kontrollueshme.

Bashke me emrat e perfituesve, te tokave e parave.

Patjeter me emrat e tyre, perputhur me ligjshmerine padiskutim!

STATUSI I PANARITIT

Pyet Brace me statusin e jashtetokesorit!! A e di njeri ne shumice, qe bujqesia eshte ne emergjence? Pergjigja ime: E di shume mire dhe parasegjithash ti, si kryetar i komisionit te ekonomise ne parlament, por edhe ata qe kane thesin e parave te ketij vendi. Por ne te vertete une mendoj qe ju as qe doni tja dini. Hic fare!!! Nuk doni t’ja dini fare, perderisa e financoni bujqesine dhe fermerin 5 here me pak se Kosova dhe 10 here me pak se Maqedonia. As qe ju behet fare vone, perderisa i jepni asaj nafte me çmimin e pakices te Zvicres dhe Danimarkes. As qe pyesni fare, perderisa e ngarkoni prodhuesin dhe prodhimin, farat, kimikatet, mekaniken bujqesore me TVSH, taksa e tatime asfiksuese me te lartat ne rajon. As qe beheni merak kur i kerkoni fermereve te parapaguajne nje vit sigurime shoqerore, kur ata ende skane filluar mbjelljet, ndersa OSHEE, si xhandar u kerkon atyre faturat e energjise perpara se te mund te perfitojne nga subvencionet. Ja u morrem shpirtin, shprehesh!! Ekzakt!! …. Bravo, plotesisht dakord me ty. Por nese vertet ndjen dhimbje per fermeret, shpall taksa dhe tatime zero per bujqesine… Moratorium fiskal te plote…sikunder propozuam ne. Jepi fermerit, te pakten pese here me shume para, aq sa merr vellai i tij ne Kosove qe te ngrihet me kembe e te mos shese nen kosto.. A e ben dot?… Tani tepsine dhe timonin I ke vete.

STATUSI I PARE I BRAÇES

Po bujqesia ku eshte?

Pa asnje diskutim qe eshte emergjence!

A e di kush ne shumice qe,

eshte vit shume i veshtire bujqesor?

Bujqit, nje pjese e madhe nuk kane para te mbjellin

per sezonin e ri; humben para nga pataja, qepa, perimet-domatja e kastraveci,

tani edhe nga shalqini.

I mbyten me cmime nen kosto!

i morren shpirtin por edhe parate per te mbjelle e prodhuar ne vijim!

E thashe gjate gjithe fushates;

Do vinim ketu!!

Nese bujku humbet parate e tij nga sezoni bujqesor ne tjetrin,

disa here me radhe, vjen dita kur nuk mund te mbjelle.

Natyrisht,

bujqesi nuk ka vetem ne Divjake, por kur ndodh ne Divjake emergjenca eshte pak.

Jo per 100 dite, por per cdo dite!

a.ç

 

Next Post

Kërkohej nga Austria për rrëmbim personi, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In