• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Thirrja e opozitës për 16 Shkurtin nuk ka lidhje me qytetarët

by A R
31/01/2019 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot mbi 90 % e sipërmarrjes në këtë vend, e vogël dhe e mesme, do të paguajë nga 0- 5% të tatim fitimit.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili theksoi se “nuk ka numër më të madh sesa ky që kemi rimbledhur ne me politikën fiskale për biznesin e vogël dhe atë të mesëm”.

“Që nga janari këtij viti ne i kemi rimbledhur shqiptarët. Nuk i kemi rimbledhur për qëllime të pastra politike, por i kemi rimbledhur në mënyrë të qartë për interesat e tyre ekonomike dhe ato familjare”, – nënvizoi Braçe.

Sipas tij, çdo thirrje që vjen sot për t’u mbledhur në 16 shkurt apo mars, prill, maj, qershor nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi, por me interesat personale të një grushti njerëzish që e kanë qeverisur këtë vend dy herë dhe dy herë kanë bërë gjithçka për veten e tyre, por kurrë për qytetarët e këtij vendi.

“Sot, që nga 1 janari e në vijim të gjithë njerëzit që merren me bujqësinë në fshat i kemi mbledhur edhe njëherë për t’i nënshtruar një tatim të ri për inputet e tyre bujqësore për punën e tyre me tokën në bujqësi e blegtori duke e çliruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar duke e bërë atë zero”, theksoi Braçe duke shtuar për të gjitha inputet në import, por edhe në transkasionet e brendshme.

Zv/kryeministri Braçe u shpreh se “na duhet një punë akoma më e madhe në javët në vijim në mënyrë që e gjithë masa fiskale që kemi ndërmarrë të kthehet në produkt të prekshme të matshëm për çdo bujk të vendit” .

“Është gjysma e popullsisë që po jeton sot në fshat merret me bujqësi dhe blegtori që është rimbledhur nga kjo politikë fiskale që kjo qeveri, ky parlament, ky grup parlamentar bëri realitet pas 23 vitesh”, theksoi Braçe.

Ai bëri të ditur gjithashtu se për të gjithë ata që merren me agroturizëm e kemi bërë tatimin mbi fitimin 5% për një periudhë 10 vjeçare në mënyrë që t’u japim atyre një mundësi të re.

“Të gjithë ata që shkojnë në Greqi për të mbledhur ullinjtë të rikthehen me qëllim që të bëjnë një punë më të mirë në tokat e tyre, në familjet e tyre, të ngrenë njësi agroturistike dhe të paguajnë më pak taksa, seç paguajnë në Greqinë fqinje”.

Braçe tha se “gjithashtu kemi bërë 6 % tatimin mbi vlerën e shtuar për të gjithë ata që do të merren me agroturizëm që është më ulët në gjithë rajonin”.

“Janë 15-16 masa që i adresohen drejtpërdrejt qytetarëve në fshat dhe qytet, sipërmarrës të vogël dhe të mesme, madje punëtorë, nëpunës, menaxherë, të cilët që nga 1 janari paguajnë më pak tatim mbi të ardhurat nga paga veçanërisht nga fasha 130-150 mijë lekë, pra 100-200 mijë më pak nga të ardhurat e tyre që shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e tyre”, tha Braçe. /a.meta

Next Post
Shkup, Xhaferi e nis seancën e Kuvendit në gjuhën shqipe

Shkup, Xhaferi e nis seancën e Kuvendit në gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In